By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Risteski: Nuk ka rritje të madhe të çmimeve të produkteve, ndërsa derivatet i kemi më të lirat në rajon
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Risteski: Nuk ka rritje të madhe të çmimeve të produkteve, ndërsa derivatet i kemi më të lirat në rajon
TOP Momenti

Risteski: Nuk ka rritje të madhe të çmimeve të produkteve, ndërsa derivatet i kemi më të lirat në rajon

Momenti
Published: August 6, 2026

Inflacioni dhe çmimet e produkteve në vend janë nën kontroll dhe për momentin nuk ka nevojë për masa të reja, vlerësoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Ai theksoi se Qeveria ka ulur akcizën dhe TVSH‑në për derivatet e naftës, ndërsa fokusi është që çmimi i naftës të mbetet më i ulët se në vendet fqinje të rajonit.

Your browser does not support the video tag.

Risteski nënvizoi se për çdo hap të ardhshëm nevojiten analiza të detajuara, me qëllim mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

“Ne synojmë ta mbajmë nivelin e çmimit të derivateve të naftës më të ulët krahasuar me vendet fqinje dhe të mos shkaktojmë një impuls që do të sillte rritje galopuese të çmimeve të produkteve të tjera, konkretisht të produkteve ushqimore. Nëse ka nevojë për masa të caktuara, ne kemi mundësi ligjore t’i ndërmarrim ato në të ardhmen, si propozim i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës ose si propozim i Qeverisë, ashtu siç kemi vepruar deri tani për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve. Por, dua të përsëris: masat duhet të jenë të analizuara mirë, të menduara mirë, të mos shkaktojnë më vonë inflacion më të madh ose shkatërrim të ekonomisë së brishtë maqedonase, sepse Qeveria nuk do të lejojë shkatërrimin e standardit jetësor dhe fuqisë blerëse të qytetarëve, siç ndodhi në të kaluarën e afërt kur kishim kriza të ngjashme ekonomike botërore dhe inflacion dyshifror, rritje galopuese të çmimeve dhe shkatërrim të plotë të standardit jetësor”, deklaroi Risteski.

Sipas tij, me hapat e ndërmarrë për akcizat dhe TVSH‑në, Maqedonia ka derivatet më të lira të naftës në rajon, gjë që po e shfrytëzojnë edhe qytetarë nga vendet fqinje.

“Edhe për produktet bazë ushqimore për jetesën e një familjeje mesatare maqedonase kemi çmimet më të ulëta në rajon, krahasuar me vendet e tjera. Në këtë mënyrë kemi kontribuar në mbrojtjen e standardit jetësor, edhe pse kjo nuk është e mjaftueshme. Edhe më tej do të synojmë, përmes masave të tilla, nëse ka nevojë, pavarësisht krizës së luftës, t’i mbajmë çmimet e derivateve të naftës në nivelin më të ulët në rajon, si dhe çmimet e produkteve bazë ushqimore”, sqaroi ai.

Sipas analizave të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, nga 700 produkte të kontrolluara, nuk është vërejtur rritje e madhe e çmimeve, ndërsa te produktet sezonale bujqësore ka ulje.

“Rritja minimale është shkaktuar nga rritja e kostove të transportit për shkak të shtrenjtimit të energjisë, pra derivateve të naftës, ose nga rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe materialeve të importuara, të cilat 90% janë nga importi. Analizat tregojnë se kemi edhe ulje të çmimeve të produkteve sezonale bujqësore dhe frutave. Prandaj, për momentin nuk ka nevojë për masa të veçanta, përveç uljes së akcizës dhe më herët të TVSH‑së për derivatet e naftës, me qëllim mbajtjen e çmimeve në nivel të ulët dhe të qasshëm për qytetarët, duke mbrojtur standardin e tyre jetësor dhe fuqinë blerëse”, theksoi Risteski.

Zëvendësministri paralajmëroi se së shpejti deputetët do t’i marrin ndryshimet në Ligjin për praktika të padrejta tregtare, të cilat parashikojnë rritje drastike të gjobave.

“Pas pushimeve, deputetët shumë shpejt do t’i marrin propozimet për ndryshimet në Ligjin për praktika të padrejta tregtare, të cilat i përgatisim në bashkëpunim me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Do të njoftohen edhe institucionet e tjera të përfshira drejtpërdrejt ose tërthorazi në këtë ligj, ndërsa do të marrim mendime edhe nga odat ekonomike. Me këtë ligj do të bëjmë gjithçka për stabilizimin afatgjatë të çmimeve, për të mos lejuar inflacion galopues. Një nga qëllimet kryesore të ligjit është rritja e gjobave. Tani, gjoba më e lartë është deri në 20.000 euro, ndërsa me ndryshimet do të rritet dhjetëfish. Do të ketë saktësim të kontratave me disa nene të ligjit, për të mos lejuar manipulime, veçanërisht nga tregtarët, dhe do të futet gjobë edhe për furnizuesit që pranojnë tregti të padrejtë. Afati para Vitit të Ri është i përshtatshëm për miratimin e këtyre ndryshimeve”, shpjegoi Risteski.

You Might Also Like

Lëndim i rëndë trupor në Prishtinë, një person arrestohet
Emini: Bllokada i krijon Vetëvendosjes pozitë të favorshme, opozita e dobët dhe e përçarë
Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM festuan në qytetin ku u helmuan mbi pesë mijë qytetarë, Gostivari nuk harron

LEXO GJITHASHTU

SHBA-të zbulojnë aktakuzën kundër hakerëve iranianë, njëri prej të cilëve u arrestua në Mal të Zi
SHBA-të zbulojnë aktakuzën kundër hakerëve iranianë, njëri prej të cilëve u arrestua në Mal të Zi
Lajme
Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan s’ndihet mirë në burg, do lërë qelinë për t’u trajtuar në spital
Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan s’ndihet mirë në burg, do lërë qelinë për t’u trajtuar në spital
Lajme
I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë
I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë
Lajme
Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Lajme
Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
Lajme

You Might Also Like

LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
TOP Momenti

LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa

August 19, 2026
Aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdesin dy të rinj
TOP Momenti

Aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdesin dy të rinj

August 19, 2026
Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën tre të rinj, lëndohen dy të tjerë
TOP Momenti

Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën tre të rinj, lëndohen dy të tjerë

August 19, 2026
Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
TOP Momenti

Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?