By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rikthehen “Akordet e Kosovës”, RTK-ja dhe Ministria e Kulturës nënshkruan sot marrëveshjen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rikthehen “Akordet e Kosovës”, RTK-ja dhe Ministria e Kulturës nënshkruan sot marrëveshjen
TOP Momenti

Rikthehen “Akordet e Kosovës”, RTK-ja dhe Ministria e Kulturës nënshkruan sot marrëveshjen

Momenti
Published: May 20, 2026









Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka mbështetur projektin e RTK-së për rikthimin e festivalit tradicional “Akordet e Kosovës”, ku risi do të jetë edhe festivali për fëmijë, që për herë të parë do të organizohet nga RTK-ja.

Your browser does not support the video tag.


Radiotelevizioni i Kosovës dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit kanë nënshkruar sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit për rikthimin dhe zhvillimin e projektit tradicional “Akordet e Kosovës” në kuadër të programit të RTK-së.

Your browser does not support the video tag.


Marrëveshja u nënshkrua nga u.d. e drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu dhe ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, në prani të kryetarit të Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, U.D. drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla, si dhe këshilltarit të lartë të MKT-së, Muhedin Nushi.


Marrëveshja parashikon që nën ombrellën e Akordeve të Kosovës të jetë Festivali i Këngës në RTK, ndërsa risi është rikthimi i festivalit për fëmijë në këtë skenë të madhe.


Ky bashkëpunim synon fuqizimin e skenës muzikore vendore, promovimin e talenteve të reja dhe avancimin e prezencës së Kosovës në ngjarjet ndërkombëtare të muzikës.


RTK tashmë deklarohet e gatshme për misionin e saj për pjesëmarrje në “Eurovision Song Contest’ dhe “Junior Eurovision Song Contest”, të organizuara nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), duke e konsideruar këtë projekt si një platformë të rëndësishme për afirmimin e muzikës dhe artistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.


Marrëveshja e re paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit paraprak trevjeçar ndërmjet RTK-së dhe Ministrisë së Kulturës, i cili kishte përfunduar këtë vit. Palët janë dakorduar që bashkërisht të angazhohen në organizimin e festivalit, zhvillimin e programeve trajnuese për artistët dhe promovimin e muzikës kosovare.


Detajet lidhur me datat, formatin dhe mënyrën e aplikimit do të publikohen nga RTK dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit në ditët në vijim.


“Akordet e Kosovës” ka qenë festivali i parë dhe ndër më të rëndësishmit e muzikës shqipe në Kosovë. I themeluar në vitin 1963 nga Radiotelevizioni i Prishtinës, festivali ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës argëtuese, popullore dhe asaj për fëmijë, duke promovuar gjenerata të tëra kompozitorësh dhe këngëtarësh.


Pas mungesës shumëvjeçare të një festivali të tillë, RTK, në kuadër të marrëveshjes paraprake me Ministrinë e Kulturës, organizoi tri edicione të Festivalit të Këngës, duke sjellë një dimension të ri në jetën kulturore të vendit.


Fitues i edicionit të parë ishte La Fazani (Arbër Salihu) me këngën “Oj Kosovë”, edicionin e dytë e fitoi Endrit Krasniqi me “Flas me gjethen”, ndërsa në edicionin e tretë triumfoi Arsi Bako me këngën “Rreze zjarri”.


source

You Might Also Like

Mbi 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votës
Mbappe bën me dije se cilën ndeshje të tij nuk do ta rishikojë kurrë
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm
Mot me vranësira dhe intervale me diell
Dy medalje bronzi për Kosovën në Ballkanikun U14, Kuka lavdëron talentet e reja

You Might Also Like

Kosova voton
TOP Momenti

Kosova voton

June 7, 2026
Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
TOP Momenti

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

June 7, 2026
Çokollata e zezë mbron zemrën tuaj
TOP Momenti

Çokollata e zezë mbron zemrën tuaj

June 7, 2026
Putini refuzoi ofertën për takim, Zelensky: Ai humbi shansin për t’i dhënë fund luftës
TOP Momenti

Putini refuzoi ofertën për takim, Zelensky: Ai humbi shansin për t’i dhënë fund luftës

June 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?