By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd
TOP Momenti

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

Momenti
Published: July 28, 2026

Avokuesi i çështjes së Kosovës në SHBA, Faton Bislimi, bëri të ditur se sot mirëpret me respekt të veçantë paraqitjen e Rezolutës Kongresionale 1451 në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të inicuar nga miku i madh i Kosovës, kongresmeni Joe Wilson, së bashku me rreth 40 bashkënënshkrues dypartiakë. Rezoluta kërkon që Sesioni Vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për vitin 2027 të mbahet në Charleston, South Carolina, dhe jo në Beograd.

“Për më shumë se dy dekada, në Washington kemi argumentuar vazhdimisht se stabiliteti i Ballkanit nuk mund të ndërtohet duke shpërblyer politika që shpesh bien ndesh me interesat strategjike të Perëndimit. Vlerësimi im ka qenë dhe mbetet se Serbia vazhdon të jetë një instrument i rëndësishëm i ndikimit rus në Evropë, ndërsa në vitet e fundit ka thelluar marrëdhënie edhe me Kinën dhe Iranin. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që institucionet euroatlantike të dërgojnë mesazhe të qarta në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të sigurisë kolektive”, shkroi Bislimi.

Ai tha se rezoluta në fjalë përmban pikërisht këto argumente kundër Serbisë për të qenë nikoqir i sesionit vjetor të radhës (2027) të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Your browser does not support the video tag.

“OSBE-ja është ndërtuar mbi parimet e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektit për sovranitetin e shteteve. Vendi ku mblidhen përfaqësuesit e saj duhet të pasqyrojë këto vlera.

Falënderoj kongresmenin Joe Wilson dhe të gjithë bashkënënshkruesit republikanë e demokratë për lidershipin e tyre parimor. Miqësia amerikane me Kosovën vazhdon të mbetet garancia më e fortë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit tonë”, shkroi Bislimi, duke theksuar se puna konsistente, angazhimi serioz dhe vlerat e lirisë e demokracisë gjithherë kanë qenë dhe mbeten busollë e orientimit të tij strategjik për vendin e kombin tonë dhe kur ato sjellin rezultate ndjenja e krenarisë është e shumëfishtë.

source

You Might Also Like

Eksperti i sigurisë Islami thotë se askush nuk mund të fshihet pas miqësive dhe lidhjeve me Shehollin
A ka transferuar para në Angli?, deklarohet Përparim Rama
Mbi 4 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të maturës të shtunën
28 vatra në 24 orët e fundit në Shqipëri, 4 ende aktive
Mbi 5 mijë kandidatë aplikuan për Provimin e Maturës, 4,967 aplikime u aprovuan

LEXO GJITHASHTU

Tragjedia në Koman, ky është i riu që vdiq tragjikisht në liqen, reagon shkolla e 20 vjeçarit: Do mbetet në kujtesën tonë  
Lajme
Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi
Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi
Lajme
Ngjarje tragjike në liqenin e Komanit – Ishte me disa shokë, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
Ngjarje tragjike në liqenin e Komanit – Ishte me disa shokë, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
Lajme
Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit
Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit
Lajme
Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima
Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima
Lajme

You Might Also Like

KGJK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra
TOP Momenti

KGJK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

August 27, 2026
Të paktën 12 persona të vdekur nga zjarret në Algjeri
TOP Momenti

Të paktën 12 persona të vdekur nga zjarret në Algjeri

August 27, 2026
Ndërron jetë edhe një pacientë nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej gjashtë raste të vdekjeve
TOP Momenti

Ndërron jetë edhe një pacientë nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej gjashtë raste të vdekjeve

August 27, 2026
Emisioni “Mesditë” 27.08.2026
TOP Momenti

Emisioni “Mesditë” 27.08.2026

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?