By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rekord në Everest, 274 alpinistë pushtojnë majën brenda një dite nga ana e Nepalit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rekord në Everest, 274 alpinistë pushtojnë majën brenda një dite nga ana e Nepalit
Lajme

Rekord në Everest, 274 alpinistë pushtojnë majën brenda një dite nga ana e Nepalit

Momenti
Published: May 21, 2026

Një numër rekord alpinistësh arritën majën e malit Everest të mërkurën, duke shënuar ditën me më shumë ngjitje të regjistruara ndonjëherë nga ana nepaleze e malit më të lartë në botë.

Sipas autoriteteve dhe organizatorëve të ekspeditave, gjithsej 274 alpinistë arritën në majën e Everestit, që ngrihet në 8,849 metra lartësi në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, Kinë. Rekordi i ri tejkalon shifrën prej 223 ngjitjesh të regjistruara më 22 maj të vitit 2019.

Your browser does not support the video tag.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Organizatorëve të Alpinizmit dhe Ekspeditave të Nepalit, Rishi Bhandari, deklaroi për Reuters se ky është numri më i madh i alpinistëve që kanë arritur majën në një ditë të vetme.

“Ky është rekordi më i lartë i ngjitjeve të suksesshme në një ditë. Numri mund të rritet edhe më shumë, pasi disa alpinistë ende nuk kanë raportuar zyrtarisht kthimin e tyre”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, autoritetet kineze nuk kanë lëshuar leje ngjitjeje këtë sezon nga pala tibetiane e Everestit, çka ka bërë që të gjitha ngjitjet të realizohen nga ana e Nepalit.

Zyrtari i Bordit të Turizmit të Nepalit, Himal Gautam, tha se autoritetet janë ende duke verifikuar fotografitë dhe provat e tjera të alpinistëve për të konfirmuar përfundimisht shifrën rekord dhe për të lëshuar certifikatat përkatëse.

“Po presim që alpinistët të kthehen në kampet bazë dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Vetëm pas kësaj do të kemi numrin përfundimtar zyrtar”, deklaroi ai.

Nepali ka lëshuar këtë vit 494 leje ngjitjeje për Everestin, me një tarifë prej 15 mijë dollarësh për secilën leje. Megjithatë, ekspertët e alpinizmit kanë ngritur prej kohësh shqetësime për mbipopullimin në malin më të lartë të botës.

Sipas tyre, fluksi i madh i alpinistëve krijon radhë të gjata dhe situata të rrezikshme në të ashtuquajturën “zona e vdekjes”, pranë majës së Everestit, ku niveli i oksigjenit është jashtëzakonisht i ulët.

Në vitet e fundit, autoritetet nepaleze kanë vendosur masa më të rrepta sigurie dhe kontrolle shtesë për alpinistët, duke synuar të reduktojnë rreziqet dhe të shmangin aksidentet fatale në Everest./TCh/

The post Rekord në Everest, 274 alpinistë pushtojnë majën brenda një dite nga ana e Nepalit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra

LEXO GJITHASHTU

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë

August 7, 2026
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?