By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rasti tragjik në “Rrugën A” në Prishtinë, krejt çka dihet deri tani
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rasti tragjik në “Rrugën A” në Prishtinë, krejt çka dihet deri tani
TOP Momenti

Rasti tragjik në “Rrugën A” në Prishtinë, krejt çka dihet deri tani

Momenti
Published: July 29, 2026









Një rast tjetër tragjik ndodhi të martën në sektorin e ndërtimtarisë, i cili vazhdon të jetë ndër sektorët me numrin më të lartë të aksidenteve në punë në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.


Një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e rrëzimit të një vinçi në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.


Fillimisht u raportuar se të dy personat kishin mbetur të lënduar, por Policia e Kosovës ka konfirmuar më vonë se njëri prej të lënduarve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.


Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.


“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.


Inspektorati i Punës: Vinçi që u rrëzua në Prishtinë po montohej, ishte ende i painspektuar


Pas rastit tragjik, që ndodhi të martën në një vendpunishte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku humbi jetën një 26-vjeçar, ndërsa një 18-vjeçar mbeti i lënduar Inspektorati Qendror i Punës ka dal me një njoftim për media.


Sipas njoftimit të Inspektoratit, vinçi që u rrëzua ishte në proces montimi në momentin kur ndodhi aksidenti.


“Vinçi ishte duke u montuar në momentin e aksidentit”, thuhet në reagim.


Inspektorati ka bërë të ditur se vinçi i përket kompanisë “Vëllezërit Asllani” dhe se ai nuk kishte qenë i inspektuar më parë, pasi punimet në atë lokacion ndodheshin ende në fazën fillestare të ndërtimit.


Lidhur me shkaqet e aksidentit, ky institucion ka theksuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime, pasi rasti kërkon hetime dhe ekspertiza të detajuara.


“Sa i përket shkakut të aksidentit, në këtë fazë është ende herët të nxirret një konstatim inspektues, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësinë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftim.


Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se inspektorët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar veprimet inspektuese në koordinim me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera kompetente.


Shfaqen grafite në Prishtinë pas vdekjes tragjike të punëtorit në vendpunishte


E gjatë mbrëmjes Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka realizuar grafite në Prishtinë si reagim pas vdekjes së një punëtori në një vendpunishte ndërtimore në kryeqytet.


Përmes një reagimi, kolektivi ka shprehur revoltë për rastin, duke e cilësuar vdekjen e punëtorit si pasojë të kushteve të rënda në të cilat, sipas tyre, punojnë punëtorët e ndërtimit.


“Me pikëllim e revoltë e pamë sot tek shpaloset edhe një episod fatal i kapitalizmit të egër e vrastar që nxori edhe një kufomë prej punishteve të ndërtimit dhe la të tjerë të plagosur”, thuhet në reagimin e tyre.


Kolektivi ka kritikuar sektorin e ndërtimit dhe institucionet shtetërore, duke pretenduar se punëtorët përballen me kushte të pasigurta, paga të ulëta dhe mungesë mbrojtjeje në vendin e punës.


“Mafia e ndërtimit tash e sa kohë po ngrehë godina mbi gjakun e punëtorëve, ndërsa shteti bëhet pjesë në trashjen e pushtetit dhe shtypjen e klasës punëtore”, thuhet më tej në reagim.


Sipas tyre, punëtorët në ndërtimtari vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira, ndërsa institucionet, siç pretendojnë, nuk po ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për ta.


Kolektivi ka bërë thirrje për organizim të punëtorëve dhe mbrojtje të të drejtave të tyre, duke theksuar se duhet të kundërshtohen praktikat që, sipas tyre, cenojnë jetën dhe dinjitetin e punëtorëve.


Tre persona ndalohen pas aksidentit tragjik në vendpunishte në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet


Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është bërë e ditur se kanë nisur hetimet për aksidentin tragjik të ndodhur në një vend pune në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe një tjetër pësoi lëndime të rënda trupore.


Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, rreth orës 15:00, ndërsa prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, Njësinë Rajonale të Hetimeve dhe Inspektoratin e Punës.


Në kuadër të veprimeve hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë angazhuar ekspertë të pavarur të sigurisë në punë dhe ekspert i inxhinierisë mekanike. Gjithashtu, janë siguruar prova materiale, janë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes nga njësia e forenzikës.


Prokuroria ka bërë të ditur se janë intervistuar dëshmitarë okularë, si dhe personi i lënduar, i cili po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Si pasojë e aksidentit, një person me inicialet E.Sh. ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.


Lidhur me rastin, Prokuroria ka iniciuar hetime për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Bazuar në dyshimet fillestare dhe provat e siguruara deri në këtë fazë, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tre personave.


Një person me inicialet A.Sh. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa B.S., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese, dhe E.E., si person i kompanisë investuese të projektit, dyshohen për veprën penale që lidhet me rrezikimin e sigurisë në vendin e punës.


Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të shqyrtojë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar dhe do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Ndryshe, sipas të dhënave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, gjatë vitit 2025 në vendet e punës humbën jetën 32 punëtorë, numri më i lartë i regjistruar në vitet e fundit.


Ndërkaq, deri në muajin prill të vitit 2026, sindikata kishte raportuar për 12 viktima në vendet e punës, duke ngritur shqetësime për nivelin e sigurisë dhe zbatimin e masave mbrojtëse në kantierët e ndërtimit. /Telegrafi


source

You Might Also Like

Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

LEXO GJITHASHTU

SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
Lajme
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Lajme
Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Lajme
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Lajme
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte
Lajme

You Might Also Like

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë
TOP Momenti

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë

August 22, 2026
“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
TOP Momenti

“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje

August 22, 2026
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
TOP Momenti

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

August 22, 2026
U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma
TOP Momenti

U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?