By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rasti i katërt i dënimit për spiunazh: Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burg për bashkëpunim me BIA-n serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rasti i katërt i dënimit për spiunazh: Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burg për bashkëpunim me BIA-n serbe
TOP Momenti

Rasti i katërt i dënimit për spiunazh: Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burg për bashkëpunim me BIA-n serbe

Momenti
Published: June 15, 2026









Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar sot (e hëne) 6 vjet burgim efektiv Hysri Selimit, i shpallur fajtor për veprën penale të spiunazhit në favor të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Your browser does not support the video tag.


Ky është rasti i katërt në Kosovë ku shqiptohet dënim me burg efektiv për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, duke reflektuar intensifikimin e veprimeve institucionale kundër rrjeteve të spiunazhit që cenojnë sigurinë kombëtare.


Rasti konsiderohet gjithashtu një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërinstitucional, ku hetimet dhe zbulimi i aktivitetit të Selimit u mundësuan përmes koordinimit të ngushtë ndërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.


Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Selimi kishte bashkëpunuar për vite me radhë me BIA-n serbe, duke mbledhur dhe dërguar informacione që lidhen me ish-pjesëtarë të UÇK-së, krimet e luftës, personat e radikalizuar dhe pjesëmarrjen e shtetasve kosovarë në konfliktin në Siri.


Prokuroria ka pretenduar se Selimi ishte rekrutuar nga BIA që në vitin 2009 dhe se veprimtaria e tij kishte vazhduar deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025. Sipas dosjes së rastit, ai ishte pajisur me telefona të mençur, mjete financiare dhe përfitime të tjera nga zyrtarët serbë, me qëllim të kryerjes së detyrave të caktuara nga ky shërbim.


Aktakuza thekson se, me instruksione të BIA-s, Selimi kishte udhëtuar në Siri në vitin 2015, ku iu bashkua organizatës terroriste ISIS dhe më pas raportonte tek zyrtarët serbë për numrin, organizimin dhe aktivitetin e shqiptarëve që vepronin brenda kësaj organizate terroriste. Sipas burimeve të hetimit, ai kishte luajtur rol edhe në nxitjen dhe orientimin e qytetarëve shqiptarë drejt grupeve ekstremiste, në përputhje me interesat operative të BIA-s.


Pretendimi i Hysri Selimit, thotë se ishte agjent i dyfishtë – YouTube


Pas kthimit nga Siria dhe vuajtjes së dënimit për pjesëmarrje në organizata terroriste, Selimi kishte vazhduar kontaktet me zyrtarë të lartë të BIA-s në Serbi, duke u takuar me ta në Vranjë, Nish dhe Bujanoc. Ai u siguronte informacione lidhur me personat e radikalizuar, rrymat vehabiste në Kosovë, funksionimin e objekteve fetare dhe çështje të tjera që konsideroheshin me interes për inteligjencën serbe.


Sipas Prokurorisë, për këto aktivitete ai paguhej deri në 700 euro në muaj dhe kishte në dispozicion mjete të posaçme komunikimi për kontaktet me zyrtarët e BIA-s.


Gjykata vlerësoi se veprimet e Selimit kanë rrezikuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, ndërsa kanë ndihmuar përpjekjet e shërbimeve serbe për të ndërtuar narrativa të dëmshme kundër shtetësisë së Kosovës.


Përveç dënimit me 6 vjet burgim, Selimi është obliguar të paguajë 100 euro paushall gjyqësor dhe 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Gjykata ka vendosur gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tij deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.


source

You Might Also Like

​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Akademikja Ypi: Ngërçi institucional dëmton Kosovën, perëndimit nuk i bëhet vonë
Vendimi i Qeverisë: Mjetet shkollore duhet të shiten 15% më lirë

LEXO GJITHASHTU

Trump thotë se SHBA-ja do ta shkatërrojë çdo anije iraniane që vendos mina në Hormuz
Trump thotë se SHBA-ja do ta shkatërrojë çdo anije iraniane që vendos mina në Hormuz
Lajme
Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit
Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit
Lajme
Akademia për Eqrem Kryeziun, Totaj: Një prej figurave më të ndritshme në Prizren dhe Kosovë
Akademia për Eqrem Kryeziun, Totaj: Një prej figurave më të ndritshme në Prizren dhe Kosovë
Lajme
Irani kërkon rikthim te marrëveshja e qershorit me SHBA-në, raportojnë mediat iraniane
Irani kërkon rikthim te marrëveshja e qershorit me SHBA-në, raportojnë mediat iraniane
Lajme
Ukë Rugova: Së shpejti do të kemi emrin konsensual për president, unë s’do të jem kandidat
Ukë Rugova: Së shpejti do të kemi emrin konsensual për president, unë s’do të jem kandidat
Lajme

You Might Also Like

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për fabrikën e municioneve në Gjakovë
TOP Momenti

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për fabrikën e municioneve në Gjakovë

August 25, 2026
Sekuestrohen mbi 2 mijë pako barna pa banderola në Prishtinë
TOP Momenti

Sekuestrohen mbi 2 mijë pako barna pa banderola në Prishtinë

August 25, 2026
​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë
TOP Momenti

​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë

August 25, 2026
Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve
TOP Momenti

Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?