Në Prizren është mbajtur mbledhje komemorative kushtuar ish-kryetarit të kësaj komune, Eqrem Kryeziut, i cili vdiq sot.
Në këtë mbledhje, shihen të kenë marrë pjesë personalitete të ndryshme nga politika, bota akademike, përfaqësues të institucioneve universitare.
Kjo mbledhje u organizua nga komuna e Prizrenit, dhe kryetari Shaqir Totaj, i cili po ashtu ishte pjesë e saj.
‘’E kam ende të freskët imazhin e tij si një profesor i devotshëm, shembull e model. Edhe në jetën politike, si një personalitet që ka dhënë një kontribut të veçantë edhe natyrisht në kohërat më të vështira. Është një prej figurave më të ndritshme të skenës politike në Prizren por edhe në Kosovë’’, ka thënë ai mes tjerash.
Pjesëmarrës ishin edhe figura të tjera si ish-kryeministri Avdullah Hoti, Aton Quni, e Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
The post Akademia për Eqrem Kryeziun, Totaj: Një prej figurave më të ndritshme në Prizren dhe Kosovë appeared first on Gazeta Express.

