By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Rasti “Dehari”, dorëzohet ankesë në Speciale për Bashën, avokati Gjini: Të dënohet për gjuhën fyese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Rasti “Dehari”, dorëzohet ankesë në Speciale për Bashën, avokati Gjini: Të dënohet për gjuhën fyese
Lajme

​Rasti “Dehari”, dorëzohet ankesë në Speciale për Bashën, avokati Gjini: Të dënohet për gjuhën fyese

Momenti
Published: May 21, 2026

Avokati Gent Gjini ka dorëzuar ankesë në Prokurorinë Speciale pasi ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, në lidhje me deklaratat e dhëna për rastin e Astrit Deharit.

Gjini tha se Prokuroria Speciale kundërligjshëm e ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj Bashës, duke mos e trajtuar në mënyrë objektive dhe të drejtë çështjen që lidhet me Bashën, i cili në postin e kryetarit të Kuvendit, aso kohe, gjatë përvjetorit të fundit të vdekjes së Astrit Deharit, kishte deklaruar se rasti “Dehari” është më i keq se krimet që i ka bërë kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi mbi popullin shqiptar.

Your browser does not support the video tag.

Rasti i Astrit Deharit, Basha: Nuk e ka pritur askush që të vuajmë më keq sesa kanë vuajtur shqiptarët nën regjimin fashist të Millosheviqit

“Andaj, unë duke e përfaqësuar një nga viktimat civile shqiptare në Prizren ku janë ballafaquar me një kriminel të kalibrit të rëndë ku regjimi i Millosheviqit ia ka mbytur dy djemtë binjak, kemi parë të arsyeshme që të hapet dhe të iniciohet vepra penale për nxitje të urrejtjes kombëtare ndaj Dimal Bashës.

Por, vendimi si ky është skandaloz sepse prokuroria, në justifikimin të cilin e ka bërë për ta hedhur kallëzimin penal, e justifikon me arsyen se Dimal Basha nuk ka bërë nxitje të urrejtjes kombëtare por më shumë ngjason si një ofendim që i është bërë krimeve të luftës, përkatësisht viktimave të civilëve shqiptarë. Prokuroria del deri aty saqë e justifikon veprimin e Dimal Bashës pa e marrë në pyetej dhe pa e dëgjuar ne Dimal Bashën. Si ka mundur Prokuroria Speciale të konkludojë një gjë të tillë duke e trajtuar këtë gjë si ofendim dhe duke i relativizuar krimet e luftës. Prokuroria në këtë arsyetim vetë thotë se Dimal Basha në veprimet e tij, duke bërë një krahasim me krimet e regjimit serb, është një relativizim i luftës. Andaj edhe vetë e pranon se janë prekur ndjenjat kolektive të popullatës shqiptare”, tha Gjini para Prokurorisë Speciale, raporton KosovaPress.

Më tej, Gjini tha se në rast se ankesa në Prokurorinë Speciale s’do ta kthejë çështjen në riprocedurë, ai do t’i drejtohet edhe Apelit, teksa paralajmëroi edhe protestë për gjuhën, sipas tij, fyese të ish-kryetarit Basha.

“Pa dyshim konsideroj se ankesën që do ta parashtrojmë në Prokurorinë Speciale që kjo do të kalojë edhe në Apel, konsideroj se me një vlerësim të drejtë objektiv, kjo çështje të rikthehet në procedurë, të thirret Dimal Basha dhe të shikojmë se në çfarë forme e ka bërë një deklarim të tillë dhe pse të martirizohet figura e Astrit Deharit dhe pse të bëhet një krahasim më krimet serbe duke aluduar në të se krimi i Millosheviqit është më i pakët se sa ajo që e peshon rasti i Astrit Dehari.

Ankesën e kemi parashtruar dhe presim që Prokuroria e Apelit ta kthejë çështjen në riprocedurë dhe unë do ta njoftojë edhe presidentin/en e ardhshme që do të jetë, do t’i njoftojë instancat e tjera ligjore dhe do të dalim në protestë edhe me organizatat e dala nga lufta që Dimal Basha të dënohet për gjuhen fyese të nxitjes së urrejtjes kombëtare që e ka bërë dhe në anën tjetër ky person të mos jetë i denjë që të përfaqësojë poste ministrore”, tha ai.

Në përvjetorin e fundit të vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit, Dimal Basha në cilësinë e kryetarit të Kuvendit pati deklaruar se “s’kemi pritë që të vuajmë ne më keq se që kanë vuajtur shqiptarët në regjimin fashist të Millosheviqit, kjo ka ndodhë në rastin e Astrit Deharit”. /KP/

You Might Also Like

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
TOP Momenti
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
TOP Momenti
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 

August 7, 2026
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026
Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President
Lajme

Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President

August 7, 2026
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes
Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?