By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raporti i OSBE-së zbulon sfidat që po ngadalësojnë drejtësinë për krimet e luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raporti i OSBE-së zbulon sfidat që po ngadalësojnë drejtësinë për krimet e luftës
TOP Momenti

Raporti i OSBE-së zbulon sfidat që po ngadalësojnë drejtësinë për krimet e luftës

Momenti
Published: July 8, 2026

Misioni i OSBE-së në Kosovë këtë të mërkure e ka publikuar “Raportin nga monitorimi i gjykimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Shefi i këtij misioni, Gerard McGurk, tha se ky raport reflekton punën e shtatë viteve të monitorimit sistematik të gjykimeve të luftës në Kosovë dhe se paraqet gjetjet e 48 rasteve të krimeve të luftës, të gjykuara para Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Your browser does not support the video tag.

“Periudha që mbulon raporti është gjithashtu me rëndësi, mbulon tranzicionin e kësaj forme më kërkuese të gjykimit nga mekanizmat ndërkombëtarë hibridë në institucionet vendore. Transferimi i rasteve nga EULEX-i si dhe paraqitja e procedurave në mungesë ishin disa nga risitë. 17 raste kanë arritur formën e prerë. Gjithashtu, konsolidimi i rolit është për gjykim të luftës është në vete një rritje. Rekomandimet përfundimtare kanë për qëllim të mbështesin përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar administrimin e drejtësisë në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Raporti gjithashtu vëren që gjatë periudhës raportuese, numri i procedurave të krimeve të luftës është rritur dhe që këto raste kanë paraqitur sfida praktike për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët mbrojtës. Sfidat e identifikuara përfshijnë vonesat, brenga në lidhje me cilësinë dhe individualizimin e disa aktakuzave, sfidat e provave, problemet e zbulimit të provave dhe të përkthimit, dhe procedurat që janë mbajtur në mungesë. Monitorimi i të dhënave ka treguar që një në pesë seanca janë shtyrë nga mosparaqitja e dëshmitarëve. Gati çerek i rasteve që kanë arritur në gjykim janë prekur nga ndryshimi në panelin gjykues, dhe procedurat nganjëherë është dashur të fillojnë nga e para. Zbulimi i vonuar apo vonesat në përkthim i kanë shtyrë gjysmën e këtyre rasteve. Këto çështje nuk janë vetëm teknike, por shkojnë në zemër të procesit të rregullt, dhe kanë ndikim në besim“, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

Kurse zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni, e vlerësoi punën shumëvjeçare të OSBE-së, duke shtuar se edhe si qeveri, prioritet ka qenë adresimi i krimeve të luftës.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Drejtësisë, me të marrë mandatin që nga viti 2021, ne kemi caktuar prioritetet tona. Në kuadër të këtyre prioriteteve ka qenë gjithashtu adresimi i krimeve të luftës dhe i drejtësisë tranzicionale. Pra, drejtësinë tranzicionale e kemi vendosur ndër prioritetet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë, me synimin për të siguruar një qasje sa më gjithëpërfshirëse ndaj ballafaqimit me të kaluarën, llogaridhënies, dokumentimit të krimeve dhe realizimit të të drejtave të viktimave.

Në këtë drejtim, brenda kompetencave tona, krah sfidave të shumta, ne tashmë kemi arritur të shënojmë rezultate konkrete, të cilat natyrisht që ndërlidhen me fushën e krimeve të luftës. Bashkëpunimi me mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë misionin e OSBE-së në Kosovë, mbetet një shtyllë tjetër e rëndësishme e këtij procesi. Ky lloj monitorimi ndihmon në forcimin e përgjegjësisë institucionale dhe llogaridhënies, duke rritur jo vetëm cilësinë e praktikës gjyqësore, por gjithashtu edhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë“, tha ai, raporton KosovaPress.

E, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, tha se nuk është bërë mjaftueshëm që të sillen kryerësit e krimeve të luftës përpara drejtësisë.

Rexhepi tha se janë mijëra dëshmitarë të cilët kanë ndërruar jetë pa u marrë fare në pyetje por sipas tij, ka edhe raste kur mijëra të tjerë kanë dëshmuar por dëshmitë e tyre nuk janë dokumentuar si duhet.

“Nëse e shtrojmë pyetjen se ku qëndron problemi dhe a kemi bërë mjaftueshëm për t’i sjellë kryerësit para drejtësisë, në këtë rast mund të themi se nuk është bërë ajo që ka qenë e dëshirueshme. Kemi me mijëra dëshmitarë që kanë ndërruar jetë pa u marrë dëshmia e tyre; kemi mijëra të tjerë që kanë pasur rastin të dëshmojnë, por dëshmitë e tyre nuk janë dokumentuar si duhet; kemi prova që kanë humbur ose janë dëmtuar me kalimin e kohës. Kemi gjithashtu individë që morën pjesë aktive në faktimin e krimeve të luftës, për të cilët ende nuk ka pasur një proces përfundimtar.

Kjo ka krijuar një situatë të paralizuar, ku shteti realisht nuk e ka çuar deri në fund misionin e tij. Në këtë rast, nuk mund ta fajësojmë vetëm Prokurorinë Speciale, pasi që nga marrja e kompetencave për ndjekjen e veprave penale të krimeve të luftës, kapacitetet e tyre kanë qenë të kufizuara. Atyre u ka munguar përkrahja e duhur, veçanërisht resurset njerëzore. Me numrin e prokurorëve që janë të angazhuar në ndjekjen e krimeve të luftës dhe me stafin mbështetës, ka qenë e pamundur që të bëhet më shumë. Andaj, mendoj që është detyrim i të gjitha institucioneve që të kenë një angazhim maksimal, në mënyrë që ndjekja e veprave penale të krimeve të luftës të marrë vëmendjen e plotë“, tha Rexhepi, raporton KosovaPress.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj, tha se trajtimi i rasteve të krimeve të luftës përbën një nga fushat më të ndjeshme dhe më sfiduese të drejtësisë penale.

“Për sistemin prokurorial, kjo kërkon jo vetëm përkushtimin institucional, por edhe profesionalizëm, pavarësi, paanshmëri dhe respektim të plotë të ligjit. Këto raste kërkojnë një qasje të kujdesshme dhe të përgjegjshme prokuroriale. Roli i prokurorisë është të hetojë dhe ndjekë penalisht dyshimet për vepra të rënda penale, por njëkohësisht të sigurojë që çdo rast i paraqitur para gjykatës të jetë i bazuar në prova, i përgatitur me saktësi dhe i paraqitur në përputhje mes standardet e gjykimit të drejtë.

Gjatë viteve të fundit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Puna në këtë fushë është intensifikuar, kapacitetet janë zhvilluar gradualisht dhe vëmendja institucionale ndaj kësaj kategorie të rasteve është rritur. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh kompleksitetin e lëndëve, kohën e gjatë që ka kaluar nga ngjarjet e pretenduara, si dhe sfidat provuese që zakonisht shoqërojnë këto procedura“, tha Qalaj. /KP/

You Might Also Like

Bastisje në Shkup dhe Manastir, ndalohen shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike
Atletet e Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte ia tregon Trumpit
Hoxha: PDK-ja s’do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president
Farat me një sërë vlerash ushqyese
“Google Street View” kthehet në Maqedoni me përditësim të gjerë të imazheve në të gjithë vendin

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Për gjashtë muaj janë regjistruar mbi një mijë zjarre në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Për gjashtë muaj janë regjistruar mbi një mijë zjarre në Maqedoninë e Veriut

July 8, 2026
Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, shkon në mbi një mijë numri i të prekurve
TOP Momenti

Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, shkon në mbi një mijë numri i të prekurve

July 8, 2026
Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?
TOP Momenti

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

July 8, 2026
Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta
TOP Momenti

Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?