By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, se kam pirë ujin me lekët e shtetit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, se kam pirë ujin me lekët e shtetit
TOP Momenti

Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, se kam pirë ujin me lekët e shtetit

Momenti
Published: June 16, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje të realizuar në Bazel të Zvicrës, ku sipas tij janë ngritur pretendime se udhëtimi është kryer me shpenzime të shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama mohoi këto pretendime, duke theksuar se gjatë gjithë karrierës së tij në shërbimin publik nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me fondet shtetërore.

Your browser does not support the video tag.

“Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona”, shkruan ai.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..

Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.

Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.

Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.

Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:

Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!

Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.

Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.

Dhe mos e harroni asnjëherë:

Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe xhelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.

Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi. /Telegrafi/


Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..

Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.

Në 13 vjet në detyrën…
— Edi Rama (@ediramaal) June 16, 2026

You Might Also Like

Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas
Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit
​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

LEXO GJITHASHTU

Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Lajme
Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion Boeing C-17A Globemaster III të Forcave Ajrore
Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion Boeing C-17A Globemaster III të Forcave Ajrore
Lajme
Gjini: Ndotja e luftës për liri e prishja me aleatë nisi kur u ngritën fallangat e kuqe, lypni përgjigje prej Albin Kurtit
Gjini: Ndotja e luftës për liri e prishja me aleatë nisi kur u ngritën fallangat e kuqe, lypni përgjigje prej Albin Kurtit
Lajme
“Është shumë kundërintuitive”: Bateritë kuantike që përmbysin rregullat e karikimit
“Është shumë kundërintuitive”: Bateritë kuantike që përmbysin rregullat e karikimit
Lajme
KEK i reagon Sindikatës: Të pavërteta pretendimet se mungojnë shumica e pajisjeve mbrojtëse
KEK i reagon Sindikatës: Të pavërteta pretendimet se mungojnë shumica e pajisjeve mbrojtëse
Lajme

You Might Also Like

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën
TOP Momenti

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

August 25, 2026
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
TOP Momenti

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

August 25, 2026
Akademikja Ypi: Ngërçi institucional dëmton Kosovën, perëndimit nuk i bëhet vonë
TOP Momenti

Akademikja Ypi: Ngërçi institucional dëmton Kosovën, perëndimit nuk i bëhet vonë

August 25, 2026
Vendimi i Qeverisë: Mjetet shkollore duhet të shiten 15% më lirë
TOP Momenti

Vendimi i Qeverisë: Mjetet shkollore duhet të shiten 15% më lirë

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?