By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel
TOP Momenti

Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel

Momenti
Published: July 27, 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel.

Vendimi, sipas Ramës, vjen pas reagimit të gazetares dhe aktivistes Besa Xharra lidhur me një çështje që ai e cilëson si mungesë transparence dhe që ka ngritur shqetësime publike.

Your browser does not support the video tag.

Rama ka kritikuar deklaratën se “e dimë kush është, por nuk e tregojmë”, duke thënë se një qasje e tillë ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth rastit.

“Eta Xharra, nuk paske dhënë asnjë sqarim për çështjen thelbësore. Përkundrazi, reagimi si i tillë ngriti edhe më shumë pikëpyetje!”, ka shkruar Rama në një reagim të tij.

Sipas tij, nëse identiteti i personit për të cilin është diskutuar dihet, atëherë mbetet pyetja se “kë po e mbroni?”.

“Përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, si Kryeqytet nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se hapësirat publike janë pronë e qytetarëve dhe nuk mund të shfrytëzohen nga organizata që, sipas tij, cenojnë interesin publik apo refuzojnë transparencën për çështje që lidhen me besimin e qytetarëve.

“Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut”, ka shkruar Rama.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se në ditët në vijim do të rishikohen edhe marrëveshje të tjera për shfrytëzimin e hapësirave publike të ndara dhe financuara nga Kryeqyteti.

You Might Also Like

Abazi: Mirë që drejtësia ka nisur identifikimin e profileve fake, jam i gatshëm të depozitoj dëshmi
Bislimi: Në Kongresin Amerikan është paraqitur rezoluta që kundërshton mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Beograd
Llukarevska: Me këtë qeveri, qytetarët po përballen me rritje të çmimeve dhe rënie të standardit të jetesës
Si i mashtronte gruaja nga Peja qytetaret me viza e donacione duke zhvatur 11.650 euro
Trump: Po ndalojmë sulmet në Iran për t’i dhënë një shans diplomacisë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Boksieri shqiptar kërkon meç me Anthony Joshuan
TOP Momenti

Boksieri shqiptar kërkon meç me Anthony Joshuan

July 27, 2026
Çitaku takon ministrin francez Benjamin Haddad: Franca të intensifikojë mbështetjen për Kosovën
TOP Momenti

Çitaku takon ministrin francez Benjamin Haddad: Franca të intensifikojë mbështetjen për Kosovën

July 27, 2026
Presidenti, mes ujdisë e zgjedhjeve
TOP Momenti

Presidenti, mes ujdisë e zgjedhjeve

July 27, 2026
Përparim Rama ndërpret marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel
TOP Momenti

Përparim Rama ndërpret marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?