Qytetarë të shumtë kanë ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e autobusëve të linjës 7, duke pretenduar se ata nuk po ndalen në stacionin e Emshirit për t’i marrë udhëtarët.

Sipas ankesave të tyre, qytetarët detyrohen të presin për një kohë të gjatë, madje edhe gjatë reshjeve të shiut, pasi autobusët kalojnë pa u ndalur në stacion.
“Sa herë që bie shi, jemi ne udhëtarët që i vuajmë pasojat. Presim me orë të tëra, ndërsa autobusët nuk ndalen për të na marrë, por shoferët e tyre zgjedhin të pushojnë brenda, apo edhe të shkojnë nëpër kafiteri”, thuhet në ankesat e qytetarëve.

Ata i bëjnë thirrje Komunës së Prishtinës që të ndërmarrë masa ndaj përgjegjësve të linjës 7, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe respektim të rregullave të transportit publik.
Gazeta Zeri.info pret edhe një reagim nga Komuna e Prishtinës dhe operatori i linjës 7 lidhur me këto pretendime. /Zëri

