By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qerkini për Specialen: Gjykata duhet të jetë më efikase, por aktgjykimi s’duhet të jetë i nxituar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qerkini për Specialen: Gjykata duhet të jetë më efikase, por aktgjykimi s’duhet të jetë i nxituar
Lajme

Qerkini për Specialen: Gjykata duhet të jetë më efikase, por aktgjykimi s’duhet të jetë i nxituar

Momenti
Published: June 25, 2026

Avokati Artan Qerkini ka komentuar pritjet për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke theksuar se gjykata duhet të tregojë efikasitet, por pa cenuar cilësinë e vendimmarrjes.

Duke folur Five në TV Dukagjini, Qerkini tha se deri më tani nuk është caktuar një datë konkrete për shpalljen e aktgjykimit, ndonëse trupi gjykues e ka zgjatur afatin për nxjerrjen e vendimit deri më 20 korrik.

Sipas tij, do të ishte e arsyeshme që gjykata së paku deri në këtë datë të dalë me një vendim, duke pasur parasysh se ky trup gjykues është marrë vetëm me këtë lëndë.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk është caktuar një datë, në të cilën do të shpallej aktgjykimi. Mendoj që trupi gjykues është dashur që së paku deri më 20 korrik të dal me një vendim. Ngase, ky trup gjykues e ka pasur vetëm këtë lëndë. Ne e dimë që vëllimi i provave dhe dëshmitarëve ka qenë shumë i madh, mirëpo gjykata sipas metodologjisë së punës saj edhe gjatë procedurës i vlerëson provat. Nuk është se grumbullohen të gjitha provat për t’i vlerësuar në fund të procesit”, ka thënë Qerkini.

Ai vuri theks të veçantë te fakti se të akuzuarit vazhdojnë të mbahen në paraburgim, duke theksuar se kjo rrethanë kërkon efikasitet më të madh nga ana e gjykatës.

“Edhe duhet ta kemi parasysh një fakt se pandehurit janë në paraburgim. Ndryshe kish me qenë një situatë, nëse të pandehur të mbroheshin në liri, atëherë çfarëdo lloj shtyrje nuk do të kishte prodhuar ndonjë efekt të madh. Mirëpo në kohën ata mbahen të privuar nga liria, pa një aktgjykim të formës së prere për fajësinë  tyre. Atëherë gjykata duhet të jetë më efikase”, ka shtuar Qerkini.

Megjithatë, Qerkini theksoi se përkundër rëndësisë së afateve kohore, prioritet duhet të mbetet vlerësimi i drejtë dhe i plotë i provave.

“Mirëpo përtej kësaj, është ëme  rëndësishme që gjykata t’i vlerësoj faktet, të marr kohën e duhur t’i vlerësoj provat dhe faktet në mënyrën e duhur, sesa të sjellë një vendim të nxituar”, ka theksuar avokati.

Aktualisht, Dhomat e Specializuara nuk kanë marrë ndonjë vendim të ri për shtyrjen e afatit përtej 20 korrikut 2026, çka nënkupton se aktgjykimi pritet të shpallet brenda kësaj periudhe, përveç nëse trupi gjykues vendos ndryshe.

source

You Might Also Like

Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë

LEXO GJITHASHTU

Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
TOP Momenti
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
TOP Momenti
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
TOP Momenti
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
TOP Momenti
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
TOP Momenti

You Might Also Like

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Lajme

Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?