By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qalaj: Nuk bashkëqeverisim me Kurtin, ai vazhdimisht e shkel Kushtetutën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qalaj: Nuk bashkëqeverisim me Kurtin, ai vazhdimisht e shkel Kushtetutën
TOP Momenti

Qalaj: Nuk bashkëqeverisim me Kurtin, ai vazhdimisht e shkel Kushtetutën

Momenti
Published: July 21, 2026

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e nevojshëm për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Qalaj tha se zvarritja e procesit nuk është në interes të qytetarëve dhe akuzoi Kurtin se po e vonon me qëllim krijimin e institucioneve.

“I bëj thirrje Kurtit dhe partisë që ka fituar ulëse më së shumti në parlamentin e Kosovës që sa më shpejt që është e mundur të ndërmarrin iniciativa për formimin e institucioneve të Kosovës, kjo zvarritje e institucioneve fare nuk i konvenon popullit të Kosovës, u bënë dy vite që nuk kemi institucione funksionale, Kurti me qëllim është duke e zvarritur këtë proces në mënyrë që të manipuloj dhe  të keqpërdor buxhetin e Kosovës për qëllime elektorale për shkak se kur nuk ka Kuvend të konstituuar nuk mund të thirren ministrat në debat, në komisione parlamentare, kryeministri nuk mund të raportoj para Kuvendit”, ka deklaruar Qalaj.

Your browser does not support the video tag.

Ai u shpreh se, sipas tij, mungesa e Kuvendit funksional pamundëson mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë, duke shtuar se kjo krijon hapësirë për vendimmarrje pa kontroll institucional.

Qalaj theksoi se buxheti i shtetit duhet të menaxhohet në mënyrë transparente dhe me miratim nga Kuvendi, duke shtuar se vendimet e marra pa mbikëqyrje parlamentare mund të kontestohen në aspektin ligjor.

Your browser does not support the video tag.

“Të gjitha kategoritë e këtij vendi që marrin pagë dhe pension nga buxheti i Kosovës kanë nevojë për shumë më shumë para, mirëpo që ato para të jepen nga një buxhet i cili votohet në Parlamentin e Kosovës, nuk mund të veprosh si të duash ti me buxhetin e shtetit, kuleta duhet të menaxhohet në mënyrë të kujdesshme dhe transparente e jo për qëllime elektorale dhe të bëhen lloj lloj vendimesh të cilat unë besoj se në një  të ardhme të afërt do të kontestohen shumë nga aspekti ilegal”, theksoi ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, ai përsëriti se është kundër një bashkëqeverisjeje me Kurtin, duke thënë se PDK-ja synon të mbetet në opozitë.

Duke folur për postin e presidentit, Qalaj tha se nuk e sheh problem që presidenti të vijë nga një parti politike, për sa kohë që bëhet fjalë për një figurë të pranueshme dhe që zgjedhja e tij është rezultat i një marrëveshjeje politike mes partive.

Ai shtoi se, sipas tij, nuk është e pranueshme që tri postet kryesore të shtetit t’i takojnë të njëjtit subjekt politik.

“Kemi thënë që do të qëndorjmë në opozitë sepse nuk kemi parë mundësi të bashkëpunimit në çështjen e bashkëqeverisjes me LVV-në, nuk jemi duke vrapuar pas LVV-së në asnjë moment, nuk jemi duke i nënshtruar VV-së, jemi për atë që Kosova të ketë institucione, ashtu siç i ka hije një vendi demokratik. Unë jam kundër për të bashkë qeverisur me Kurtin, pasi në vazhdimësi e shkel Kushtetutën e vendit…. Për mua nuk është problem edhe nëse presidenti të jetë partiak, por të jetë një figurë që me të vërtetë e meriton mirëpo kjo bëhet kur partitë politike ulen dhe e bëjnë një marrëveshje politike edhe sa i përket Kuvendit dhe komisioneve parlamentare. Është e papranushme, jo normale dhe jo logjikë që tri postet kryesore të vendit t’i takojnë një subjekti politik”, tha ai në përfundim./teve1.info/

 

source

You Might Also Like

Gjini: Kurti po mundohet ta përçajë LDK-në, duke e thirrur në bashkëqeverisje
Pesëmbëdhjetë persona të lënduar janë shtruar në dy klinika pas stuhisë që goditi Shkupin
Angellov: Stuhia që ka goditur vendet e rajonit, po lëviz në drejtim të Maqedonisë
Gjini: Nuk kemi nevojë të takohemi me Kurtin, qëndrimin e kemi bërë të qartë
IHMK lëshon alarm portokalli për 22 korrikun: Stuhi të fuqishme, breshër dhe erëra të forta priten në gjithë Kosovën

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në bletari në Klinë
TOP Momenti

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në bletari në Klinë

July 21, 2026
LSDM: Mickoski po kërkon alternativë ndaj Evropës, siç është Rusia, Kina dhe India
TOP Momenti

LSDM: Mickoski po kërkon alternativë ndaj Evropës, siç është Rusia, Kina dhe India

July 21, 2026
Mediat serbe dezinformojnë për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, aksionin e paraqesin si të drejtuar kundër serbëve
TOP Momenti

Mediat serbe dezinformojnë për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, aksionin e paraqesin si të drejtuar kundër serbëve

July 21, 2026
Conference League: Drita luan përballë skuadrës nga Malta
TOP Momenti

Conference League: Drita luan përballë skuadrës nga Malta

July 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?