By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë qe 45 ditë pa paga, Azemi: S’dalim nga greva pa u paguar të gjitha borxhet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë qe 45 ditë pa paga, Azemi: S’dalim nga greva pa u paguar të gjitha borxhet
TOP Momenti

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë qe 45 ditë pa paga, Azemi: S’dalim nga greva pa u paguar të gjitha borxhet

Momenti
Published: September 2, 2026




Foto: Laura Hasani





Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se punëtorët teknikë të sektorit privat në shkollat e komunës së Prishtinës po hyjnë në ditën e dytë të grevës, për shkak të mospagimit të një pjese të pagës së muajit korrik dhe pagës së muajit gusht.

Your browser does not support the video tag.


Azemi në një konferencë për media tha se sot ka zhvilluar takim me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës Arjanit Elshanin dhe zyrtarin e Komunës së Prishtinës, Arben Gashin, por sipas tij, takimi nuk ka sjellë zgjidhje për problemin e pagave.


“Sot është dita e dytë e punëtorëve teknikë të sektorit privat të komunës së Prishtinës, përkatësisht të cilët janë në grevë. Ne sot patëm një takim me Arjanit Elshanin, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, dhe Arben Gashin, zyrtar i Komunës së Prishtinës. Këta punëtorë kanë hyrë në grevë për shkak të mospagesës të një pjese të pagës për muajin korrik dhe pagën e muajit gusht. E që nënkupton që këta punëtorë në këto momente janë që 45 ditë pa pagat e tyre”, ka thënë ai.


Kreu i Sindikatës tha se nga takimi me zyrtarët komunalë kishte pritur më shumë dhe se sindikata kishte ofruar një opsion për pagesën e ditëve të punës për muajin korrik, por se kjo marrëveshje është tërhequr.“Ne kemi pritur më shumë nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe njëkohësisht e kemi pritur, po themi, ndoshta me një shpresë se do të dalim nga kjo bllokadë. Por ne kemi ofruar një opsion lidhur me pagën për muajin korrik — opsion të cilin ne si marrëveshje gjentellmen e cila njëkohësisht sot nuk kemi mundur të përcaktojmë të gjitha çështjet edhe për çështjen e pagave. Andaj ne tërhiqemi nga marrëveshja që e kemi pasur dje sa i përket pagave të punës dhe ditëve për korrikun”.


Azemi kritikoi Komunën e Prishtinës, duke thënë se sindikata kishte paralajmëruar për më shumë se një muaj se mund të vinte deri te greva, por sipas tij, zyrtarët komunalë nuk e kishin trajtuar me kohë këtë problem.


“E gjithë kjo po ndodh në mungesë të mjeteve, po ndodh në mungesë të realitetit. Kjo po ndodh për shkak se zyrtarët e Komunës së Prishtinës, përkundrazi asaj që ne më shumë se një muaj i kemi paralajmëruar se mund të vijë deri te kjo bllokadë, ata nuk e kanë parë të arsyeshme që të merren me këtë problematikë. Bile, bile sot shumë zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se nuk e dinë që janë punëtorët në grevë. Dhe është shumë e rëndë që pagat tona, përveç se janë 45 ditë vonesë, njerëzit zyrtarë — të cilët u duhej të kryenin punën e pagave të këtyre punëtorëve — nuk qenkan të njoftuar fare me grevën”.


Ai bëri të ditur se nga Komuna e Prishtinës është ofruar pagesa prej 391 eurosh neto, përkatësisht 425 euro bruto për muajin gusht, por sindikata nuk e ka pranuar këtë ofertë pa u përmbushur të gjitha obligimet ndaj punëtorëve.


“Sot na është ofruar një opsion që për muajin gusht të na ofrojnë pagën prej 391 eurove ose 425 euro bruto, pasi që nuk qenka amendamentuar paga minimale sepse kontraktuesit, kur kanë nënshkruar kontratat, i kanë nënshkruar me 425 euro. Dhe tani Drejtoria thotë se duhet t’ju delegojë e t’ju përcjellë paratë, por ne i kemi thënë: ‘Nuk kemi nevojë asnjë cent me na derdhë, për derisa nuk i derdhni të gjitha obligimet që i keni ndaj këtyre punëtorëve.’ Ne paratë nëse na i qesin në llogaritë tona bankare, ne duhet t’i marrim — do t’i marrim patjetër — por zgjidhje nuk ka”.


Azemi theksoi se punëtorët nuk do të largohen nga greva derisa të gjitha obligimet financiare të Komunës së Prishtinës ndaj tyre të përmbushen.


“Ne nga greva mund të dalim vetëm kur të gjitha obligimet që ka Komuna e Prishtinës karshi këtyre punëtorëve të përmbushen. Përndryshe, po themi se që nga dita e djeshme kemi shkuar një hap prapa, sepse ofertën që e kemi ofruar ne për 10-ditëshin e muajit korrik, tani më këtë e kemi tërhequr dhe ne nuk kemi asnjë arsye që të fillojmë me punuar. Na vjen keq nga qytetarët, na vjen keq sidomos nga nxënësit që për herë të parë po fillojnë mësimin në këto shkolla, por më keq na vjen që kemi njerëz të cilët janë të papërgjegjshëm dhe njerëz të cilët nuk e kanë menduar fare që këta punëtorë janë qe 45 ditë pa pagat e tyre”, ka shtuar ai.


Azemi tha se pas takimit me drejtorin e Arsimit nuk sheh arsye që oferta e Komunës të dërgohet për shqyrtim te punëtorët, duke insistuar se bisedimet mund të rifillojnë vetëm pasi paratë të jenë në llogaritë bankare të punëtorëve.


“Unë pas takimit që pata me drejtorin e Drejtorisë, as që tentoj dhe as që mendoj se duhet t’i thërras kryetarët e shoqatave a të pranohet oferta që na kanë ofruar, sepse është një vendim i qartë. Ne nuk duam të bisedojmë më me askënd. E vetmja bisedë është me ne vetëm kur të gjitha mjetet që na i kanë borxh t’i shohim në llogaritë tona bankare — atëherë mund të ulemi e të marrim vendim për daljen nga greva”.


Në fund, Azemi tha se sindikata i kishte paralajmëruar institucionet komunale për grevën dhe se, sipas tij, punëtorët kanë mbështetje ligjore për veprimin e tyre.


“Përndryshe, jemi komod. Fatkeqësisht, po thosha, jemi komod në këtë, sepse ne i kemi kryer obligimet tona që një muaj ditë më parë. I kemi lajmëruar kryetarin e komunës, nënkryetarin, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit dhe të gjithë këta se: ‘Hey, kini kujdes sepse ne kemi me hyrë në grevë nëse nuk i plotësoni këto, nëse nuk i kryeni obligimet tuaja. Ata nuk e kanë bërë këtë dhe neve fatkeqësisht, po thosha, jemi komod. Fatbardhësisht të gjitha shkollat janë unike, fatbardhësisht të gjithë punëtorët janë unikë dhe asnjë arsye nuk e kemi ne që të mendojmë a duhet të dilet nga greva, sepse mjete ka, mbështetje ligjore ka — sepse domethënë pa mbështetje ligjore këta punëtorë nuk do të ishin duke punuar. Andaj, këta punëtorë sot kanë fëmijët e tyre që duhet t’i çojnë në shkollë për herë të parë”, tha ai.


source

You Might Also Like

Kompania “Balkan Energy” LLC – njoftim për likuidim, 02.09.2026
Janevska: Në ditët e nxehta shkollat duhet të respektojnë protokollet, orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë
Shefi i ri i BE-së në Kosovë nis mandatin, Schuebel: Koha për institucione funksionale
Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se evropianët
I nxehti i shtatorit, shkollat në Obiliq shkurtojnë orarin mësimor

LEXO GJITHASHTU

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK’së
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK’së
Lajme
Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin
Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin
Lajme
42-vjeçari kapet me pistoletë në aeroportin e Rinasit, dyshohet se do ta trafikonte në Britani
42-vjeçari kapet me pistoletë në aeroportin e Rinasit, dyshohet se do ta trafikonte në Britani
Lajme
Krasniqi i thotë se e kërkoi pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit nga Kelmendi, Isufaj: E pavërtetë
Krasniqi i thotë se e kërkoi pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit nga Kelmendi, Isufaj: E pavërtetë
Lajme
Gjermani Schuebel merr detyrën e shefit të Zyrës së BE: Të formohen shpejt institucionet që BE të mund ta ndihmojë Kosovën
Gjermani Schuebel merr detyrën e shefit të Zyrës së BE: Të formohen shpejt institucionet që BE të mund ta ndihmojë Kosovën
Lajme

You Might Also Like

Shasivari: Asnjë vend nuk mund ta luftojë i vetëm krimin e organizuar
TOP Momenti

Shasivari: Asnjë vend nuk mund ta luftojë i vetëm krimin e organizuar

September 2, 2026
Mira Murati mes 100 figurave me ndikim në Inteligjencën Artificiale, çka thotë shqiptarja?
TOP Momenti

Mira Murati mes 100 figurave me ndikim në Inteligjencën Artificiale, çka thotë shqiptarja?

September 2, 2026
Nga 50 deri në 300 euro për operacione, aktakuzë ndaj dy mjekëve në Vushtrri dhe nëntë personave të tjerë
TOP Momenti

Nga 50 deri në 300 euro për operacione, aktakuzë ndaj dy mjekëve në Vushtrri dhe nëntë personave të tjerë

September 2, 2026
Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së
TOP Momenti

Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?