By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se evropianët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se evropianët
TOP Momenti

Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se evropianët

Momenti
Published: September 2, 2026




Foto: Laura Hasani





Ushqimet vazhdojnë të zënë një pjesë shumë më të madhe të strukturës së konsumit në Shqipëri sesa në Bashkimin Evropian, duke reflektuar diferencat e mëdha në mënyrën sesi shpërndahen shpenzimet.

Your browser does not support the video tag.


Të dhënat më të fundit të Eurostat-it për peshat e mallrave dhe shërbimeve në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (HICP) tregojnë se në vitin 2026, ushqimet dhe pijet joalkoolike përbëjnë 34.5% të shportës së konsumit në Shqipëri, nga 34.6% një vit më parë.


Kjo është më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian, prej 16.3%, dhe e rendit Shqipërinë të dytën mes vendeve europiane dhe vendeve të tjera të përfshira në të dhënat e Eurostat-it, pas Maqedonisë së Veriut.


Peshat e HICP-së nuk përfaqësojnë drejtpërdrejt buxhetin e një familjeje individuale, por pasqyrojnë strukturën e shpenzimeve monetare të konsumit që përdoret për llogaritjen e inflacionit. Për çdo vend, të gjitha kategoritë së bashku kanë një peshë prej 1.000, ose 100%.


Mbi gjysma e shportës në Shqipëri shkon për ushqime dhe restorante


Pas ushqimeve, kategoria me peshën më të madhe në Shqipëri është ajo e restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit, me 14.5% të totalit. Edhe kjo peshë është më e lartë se mesatarja e BE-së prej 10,7%.


Të marra së bashku, ushqimet, pijet joalkoolike, restorantet dhe akomodimi përfaqësojnë rreth 49% të shportës së konsumit në Shqipëri.


Transporti zë 8.3%, ndërsa mobilimi, pajisjet dhe mirëmbajtja e banesës rreth 5.6%. Shëndetësia përfaqëson 5,3%, ndërsa pijet alkoolike, duhani dhe produktet e lidhura me to 5,2%.


Një peshë relativisht e lartë në krahasim me vendet e tjera ka edhe arsimi. Shërbimet arsimore zënë 4.6% të shportës shqiptare, kundrejt vetëm 1,2% në BE. Nga vendet me të dhëna të disponueshme në Eurostat për vitin 2026, Shqipëria ka peshën më të lartë të kësaj kategorie.


Në të kundërt, banesa, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse zënë vetëm 5.8% të shportës, kundrejt rreth 14,9% në BE. Shqipëria rezulton me peshën më të ulët të kësaj kategorie mes vendeve me të dhëna të disponueshme.


Edhe transporti ka një peshë relativisht të ulët, 8,3%, krahasuar me 14,7% në BE.


Sigurimet dhe shërbimet financiare zënë vetëm 0,7% të shportës shqiptare, ndërsa në BE pesha është rreth 3%.


Ballkani Perëndimor shpenzon shumë më tepër për ushqime


Pesha e lartë e ushqimeve nuk është karakteristikë vetëm e Shqipërisë. Në ekonomitë me të ardhura më të ulëta një pjesë shumë më e madhe e konsumit përqendrohet te nevojat bazë, veçanërisht ushqimet, duke lënë më pak hapësirë relative për kategori të tjera. Të dhënat tregojnë një ndarje të dukshme mes Ballkanit Perëndimor dhe pjesës më të madhe të Bashkimit Evropian.


Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet dhe pijet joalkoolike zënë 40,1% të shportës së konsumit, niveli më i lartë ndër vendet e përfshira në të dhënat e vitit 2026.


Pas saj renditet Shqipëria me 34,5% dhe Kosova me 32,8%. Në Malin e Zi, ushqimet përfaqësojnë 29,8% të shportës, ndërsa në Serbi 29,4%.


Pra, në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor për të cilat Eurostat-i ka të dhëna, ushqimet zënë mesatarisht rreth 33,3% të shportës, ose afërsisht dyfishin e peshës së tyre në BE.


Diferenca mbetet e dukshme edhe kur krahasimi zgjerohet me vendet e tjera të Ballkanit. Në Rumani, ushqimet zënë 27,4%, në Bullgari 22,3%, në Kroaci 21,8%, ndërsa në Greqi vetëm 18,9%.


Kosova ka peshën më të lartë të transportit në rajon


Brenda Ballkanit Perëndimor ka diferenca të konsiderueshme edhe në kategoritë e tjera.


Në Kosovë, transporti zë 18.8% të shportës, më shumë se dyfishi i Shqipërisë dhe mbi mesataren e BE-së prej 14.7%. Në Serbi pesha e transportit është 12,9%, në Malin e Zi 11,5% dhe në Maqedoninë e Veriut 10,4%.


Shqipëria dhe Mali i Zi dallohen ndërkohë për peshën relativisht të lartë të restoranteve dhe akomodimit. Në Shqipëri kjo kategori zë 14,5% dhe në Malin e Zi 14,2%, krahasuar me 8,7% në Maqedoninë e Veriut, 4,3% në Kosovë dhe vetëm 3,9% në Serbi.


Për Shqipërinë, pesha e restoranteve dhe akomodimit është ulur lehtë nga 14,9% në 2025 në 14,5% në 2026. Ndërkohë, pesha e transportit është rritur nga 8% në 8,3%, ajo e mobilimit dhe mirëmbajtjes së banesës nga 5,3% në 5,6%, ndërsa rekreacioni, sporti dhe kultura nga 6,2% në 6,4%.


Pesha e ushqimeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, duke zbritur vetëm nga 34,6% në 34,5%.


Në BE ushqimet, banesa dhe transporti marrin 46% të konsumit


Në Bashkimin Evropian struktura e shpenzimeve është dukshëm më e shpërndarë.


Sipas Eurostat-it, në janar 2026, pothuajse 46% e totalit të shpenzimeve të konsumit të familjeve në BE përqendrohej në tri kategori: ushqime dhe pije joalkoolike; banesa, ujë dhe energji; dhe transport.


Secila prej këtyre kategorive është karakterizuar të paktën në një nga vitet e fundit nga rritje të ndjeshme të çmimeve, çka shpjegon edhe rëndësinë e tyre në zhvillimet e përgjithshme të inflacionit.


Ushqimet dhe pijet joalkoolike zënë 16,3% të shportës evropiane, banesa, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse 14,9%, ndërsa transporti 14,7%.


Në krahasim me janarin 2025, në BE u rrit pesha e rekreacionit, sportit dhe kulturës, e restoranteve dhe akomodimit, si dhe e arsimit. Në të kundërt, rëniet më të mëdha u shënuan te pesha e transportit dhe tek informacioni e komunikimi.


source

You Might Also Like

Kurti pret në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë
Familjarët e viktimave në “Pulse” të mërkurën në marsh: Na mbështetni
Zyrtarë të lartë të Qeverisë, e diplomatë do të jenë në Hagë
Rokas: Shpresoj që Von der Leyen do të jetë vendimtare për euro-integrimin e vendit
Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë të një qendre të lashtë dardane

LEXO GJITHASHTU

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës
E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës
Lajme
Numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara në Evropë arrin një nivel rekord
Numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara në Evropë arrin një nivel rekord
Lajme
Kryhen fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Kryhen fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Lajme
Përfundojnë fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Përfundojnë fjalët përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Lajme
Përfundojnë fjalë përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Përfundojnë fjalë përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Lajme

You Might Also Like

BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit
TOP Momenti

BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit

September 14, 2026
Filipçe: Do ta rikthejmë pushtetin dhe qytetarët do të jetojnë më mirë
TOP Momenti

Filipçe: Do ta rikthejmë pushtetin dhe qytetarët do të jetojnë më mirë

September 14, 2026
Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë
TOP Momenti

Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë

September 14, 2026
Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro
TOP Momenti

Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?