Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot kanë dalë në protestë sërish, për siç thonë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën Shqipe. Njëri nga protestuesit në fjalën e tij tha se nga protesta e parë nuk kanë marrë përgjigje dhe prandaj kanë dalë sërish të protestojnë. Mes tjerash studentët kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Fillkov.
“Sot jemi përsëri këtu, jo sepse kemi dëshirë të protestojmë, por sepse nuk kemi përgjigje. Pas protestës së parë, pritëm reflektim, pritëm dialog, pritëm përgjegjësi institucionale, pritëm harmonizimin e ligjit për gjuhët me ligj për jurisprudencën, por ajo që morëm ishte heshtje për të realizuar kërkesën tonë”, deklaroi protestuesi. /TV 21
https://www.gazetaexpress.com/filkov-refuzon-provimin-ne-shqip-kushtetuta-nuk-interpretohet-politikisht/The post “Protestojmë sërish se nuk morëm përgjigje, por vetëm heshtje” – Studentët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë appeared first on Gazeta Express.



