By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Protestohet në Prishtinë kundër privatizimit të zonave bregdetare në Shqipëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Protestohet në Prishtinë kundër privatizimit të zonave bregdetare në Shqipëri
Lajme

Protestohet në Prishtinë kundër privatizimit të zonave bregdetare në Shqipëri

Momenti
Published: June 4, 2026

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur protestë solidarizuese para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, në mbështetje të protestave kundër privatizimit të zonave bregdetare në Shqipëri.

Protestuesit kanë brohoritur me thirrje si “Rama e Berisha në burg” dhe “Toka është e popullit”, duke kundërshtuar projektet për investime turistike luksoze në zonat e mbrojtura të Zvërnecit dhe Ishullit të Sazanit.

Aktivistja Liridona Sijarina tha se protesta është organizuar për të shprehur solidaritet me qytetarët në Shqipëri që po kundërshtojnë, sipas saj, “zaptimin” e tokës publike nga kapitali privat.

Your browser does not support the video tag.

“Sot, jemi mbledh këtu për me shpreh solidaritetin tonë me protestat në Shqipni, që janë tu u bo për me mbrojt tokën edhe natyrën në Zvërnec, Sazan e përtej. Javët e fundit, tashmë gjithë bota u njoftu për marrëveshjen ndërmjet Jared Kushner edhe Edi Ramës. Një marrëveshje kjo e cila synon me e zaptu tokën shqiptare e me ia dhanë pasanikëve. Pra, me e shndërrua një vend të tanë në një resort e enklavë për milionerë të huaj e vendorë”, tha ajo.

Ajo deklaroi se zonat e Zvërnecit dhe Sazanit po përballen me privatizim të natyrës dhe shpronësim të hapësirave publike.

“Zvërneci dhe Sazani shpesh herë portretizoheshin në mediat ndërkombëtare si diamantet natyrore të Shqipërisë. Edhe si të tilla nuk është e çuditshme për ne, që nën këtë qeverisje grabitçare, herë do kur, apetitet e kapitalit global, të përfaqësuar me këtë rast prej Jared Kushner dhe Ivanka Trump, me zbarku në këto toka edhe me fillu shpronësimin e tyre prej publikut në private”, tha ajo.

Sijarina tha se, sipas tyre, projektet turistike po favorizojnë interesa të grupeve të pasura në dëm të komuniteteve lokale dhe mjedisit.

“Oligarkia nuk pranon, nuk duron që pasunia me qenë publike edhe me iu përkit qytetarëve. Që natyra me ekzistu përtej kthetrave të tyre. Kësisoj, me aminin e Edi Ramës, kjo tokë u shit, dhe menjëherë zotërinjtë e rinj, zionistë e oligarkë, filluan brutalizimin e tyre ndaj natyrës dhe popullatës vendase. Duke grabitur jo veç tokat, por dhe mundësinë për jetë në ato zona, e edhe duke grabitur protestues në pikë të ditës”, tha ajo.

Ajo shtoi se protestat në Shqipëri po sfidojnë, sipas saj, modelin neoliberal të zhvillimit dhe mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Këto ditë, të privatizimit të egër kapitalist dhe qeverisjes autokratike të Edi Ramës që ka kap toka, media e çdo celul institucionale, po duket se po i tronditen themelet. Rezistenca dhe bashkimi mbarëpopullor i popullit shqiptar, përveç që po e sfidojnë prej periferisë neoliberalizmin që po na shitet si modeli i vetëm zhvillimor në rajonin tonë, po e artikulojnë atë në të vërtetën e saj. Një regjim që shpronëson, dërmon, shkatërron jetën dhe ekosistemin, veç për pasurimin e paskajshëm të 1%-shit”, tha ajo.

Sipas saj, kundërshtimi ndaj këtyre projekteve përfaqëson revoltë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe trajtimit të qytetarëve.

“Ky refuzim i këtij partneriteti hanjie, për ne këtu nuk është veç një protestë. Është edhe një kryengritje ndaj qeverisjes që tradhton popullin, tenton me e shndërru atë në një argat të pakicës pasanike që është edhe gjakpirëse, edhe tenton me i shukat me dhunë popullin kur çohet me mbrojt veten dhe tokën e vet”, tha ajo.

Ajo tha se protestuesit në Kosovë mbështesin qytetarët në Shqipëri në kundërshtimin e projekteve që, sipas saj, rrezikojnë natyrën dhe interesin publik.

“Andaj, sot prej Kosovës ne ua kumtojmë shoqeve e shokëve tanë në Shqipëri, e krejt popullit shqiptar atje, që lufta e tyre është edhe e jona. E themi qartë se kjo luftë është po aq e drejtë sa edhe e domosdoshme. Që populli shqiptar nuk mund të jetë i lirë kur pranga të miliarderëve zionistë po zbarkojnë edhe në Shqipëri, për me kolonizu edhe tokat shqiptare. Prandaj, sot e përherë rreshtohemi krejt drejt edhe pranë atyre që sot po luftojnë për veten edhe tokat e tyre. Për natyrën dhe për jetën. Edhe qëndrojmë të bindur se, populli shqiptar do të triumfojë. Edi Rama dhe miqtë e tij do të mposhten. Zvërneci, Sazani, Rrjoll, Lumi i Vjosa s e çdo cep i vjedhur, do t’i kthehen Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Dhe e vetmja koloni që do të qëndrojë është ajo e flamingove”, tha ajo.

Ditëve të fundit, Shqipëria është përfshirë nga protesta qytetare dhe mjedisore kundër projekteve të investimeve turistike luksoze në zonat e mbrojtura ekologjike.

Protestat po udhëhiqen nga aktivistë të shoqërisë civile, banorë lokalë dhe organizata rinore, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e komplekseve hoteliere dhe vilave luksoze në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro-Nartë dhe në Ishullin e Sazanit, duke paralajmëruar për dëme të pariparueshme në ekosistem./EO

source

You Might Also Like

Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë që goditi Perunë, ja çfarë dihet deri tani
Ankthi për luftën, zjarret dhe sulmet kibernetike çon në rritje të stoqeve të parave të gatshme në BE
Vapa përvëluese vazhdon, sot deri në 38°C
Rumania shkatërron dronin me eksploziv pranë platformës së gazit, Von der Leyen paralajmëron për “luftë hibride”
Rama rrëfen për “El Pais” jetën mes artit dhe politikës

LEXO GJITHASHTU

Salihu: Shumica e problemeve të komunave janë prodhuar nga vendimet e Qeverisë
Salihu: Shumica e problemeve të komunave janë prodhuar nga vendimet e Qeverisë
Lajme
Thaçi për trazirat e 2004-ës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
Thaçi për trazirat e 2004-ës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
Lajme
Norvegjia forcon brigadën në Arktik, rrit gatishmërinë përballë kërcënimit rus
Norvegjia forcon brigadën në Arktik, rrit gatishmërinë përballë kërcënimit rus
Lajme
Serbia krah talebanëve? Beogradi dyshohet se dërgoi diplomat në festën e rikthimit të tyre në pushtet
Serbia krah talebanëve? Beogradi dyshohet se dërgoi diplomat në festën e rikthimit të tyre në pushtet
Lajme
Marina Amerikane dëshiron t’i vërë aeroplanmbajtëses emrin e Trumpit në vend të marinarit heroik
Marina Amerikane dëshiron t’i vërë aeroplanmbajtëses emrin e Trumpit në vend të marinarit heroik
Lajme

You Might Also Like

Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit
Lajme

Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit

August 21, 2026
Armatimi i kapur dhe varrezat masive në Zubin Potok – gjithçka që u tha dje nga autoritetet
Lajme

Armatimi i kapur dhe varrezat masive në Zubin Potok – gjithçka që u tha dje nga autoritetet

August 21, 2026
Pas vdekjes së punëtorëve, KEK-u formon Task-Forcë për sigurinë industriale dhe shëndetin në punë
Lajme

Pas vdekjes së punëtorëve, KEK-u formon Task-Forcë për sigurinë industriale dhe shëndetin në punë

August 21, 2026
Thaçi për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
Lajme

Thaçi për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?