By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria kërkon dënim më të lartë në Apel për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria kërkon dënim më të lartë në Apel për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj
Lajme

Prokuroria kërkon dënim më të lartë në Apel për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Momenti
Published: September 25, 2026

Në Gjykatën e Apelit këtë të premte u shqyrtuan ankesat e PSRK-së dhe mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Jelena Gjukanoviq ishte dënuar me 6 vjet burgim për akuzën se spiunoi për BIA-n serbe.

Kundër vendimit të Themelores, PSRK-ja ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljes së ligjit penal, duke propozuar që ta aprovoj ankesën, të ndryshoj aktgjykimin dhe të akuzuarës t’i shqiptohet një dënim më i lartë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarës Jelena Gjukanoviq, avokati Predrag Milkoviq, ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, duke kërkuar që Gjukanoviq të lirohet nga akuza, ta anuloj aktgjykimin e shkallës së parë dhe cështja të kthej në rivendosje. Po ashtu, sipas avokatit, Milkoviq, prokuroria ka sekuestruar telefonat e të akuzuarës në mënyrë të ligjshme mirëpo nuk ka pasur qasje në përmbajtjen e telefonit në mënyrë të ligjshme.

Ndërsa, Prokuroria e Apelit ka paraqitur propozim me të cilin ka kërkuar që të aprovohet ankesë e PSRK-së dhe aktgjykimi i atakuar të ndryshohet përkitazi me sanksionin penal, ndërsa ankesa e mbrojtjes të refuzohet si e pabazuar.

Kolegji i Apelit përbëhej nga Avni Mehmeti – kryetar, Vaton Dërguti – gjyqtar referues dhe Albina Shabani Rama – anëtare.

Gjykata e Apelit me vendimin e 20 janarit 2026 aprovoi ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq duke ndryshuar vendimin e Themelores dhe duke llogaritur prova të pranueshme gjetjet në telefonin e të akuzuarës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë nda Jelena Gjukanoviqit, e cila ngarkohej se nga data e pacaktuar e në vazhdimësi deri në momentin e arrestimit të saj, më datë 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares vendore të misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, në pozitën “Zyrtare e Programit Kombëtar në Qendrën Rajonale në Mitrovicë”, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumentet dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, agjentin rezident të BIA-s, Aleksandër Vllajiq.

Aktakuza thotë se Gjukanoviq i ka përcjellë Vllajiqit informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, tek përgjegjësi i BIA-s për rajonin e Novi Pazarit në Serbi dhe BIA-s në Beograd.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e akuzuara përmes influencimit dhe ndikimit të saj, nga pozita që mbante në OSBE dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh Aleksandër Vllajiq dhe zyrtarët e BIA-s, gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, kështu përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, e akuzuara ka cenuar rëndë rendin kushtetuese dhe sigurinë kombëtare dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit si dhe personelit ndërkombëtar të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Me këtë, e akuzuara Jelena Gjukanoviq akuzohej se ka kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par.3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është një organizatë ndërkombëtare që merret me sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, e cila përmes misionit të saj ka prezencë zyrtare dhe seli edhe në Kosovë./BetimipërDrejtësi/

The post Prokuroria kërkon dënim më të lartë në Apel për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë
Komuna dënon sulmin ndaj infermieres: Nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
TOP Momenti
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
TOP Momenti
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
TOP Momenti
REL: “200 metrat” që liruan Ante Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
REL: “200 metrat” që liruan Ante Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
Lajme
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
TOP Momenti

You Might Also Like

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme
Lajme

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

September 27, 2026
CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme
Lajme

CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme

September 27, 2026
Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride
Lajme

Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride

September 27, 2026
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj
Lajme

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?