Polonia dhe Gjermania kanë nënshkruar këtë të mërkurë një marrëveshje dypalëshe mbrojtjeje. Marrëveshjen e njoftuan të mërkurën ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve, ndërsa Varshava po kërkon të forcojë aleancat e saj në një kohë kur sheh një kërcënim në rritje nga Rusia.
Polonia ka nënshkruar tashmë traktate mbrojtëse me Francën dhe Britaninë dhe po punon për një të tillë me Italinë.
“Marrëveshja e mbrojtjes hap fusha të reja për bashkëpunim. Në fushën e sigurisë kibernetike, përgjegjësisë së përbashkët, komandës së përbashkët në Baltik, teknologjive të reja”, tha Wladyslaw Kosiniak-Kamysz i Polonisë gjatë një konference për shtyp me Boris Pistorius të Gjermanisë.
“Kjo hap mundësi të reja në lidhje me lëvizshmërinë ushtarake, si dhe zhvillimin e infrastrukturës për këtë lëvizshmëri midis shteteve tona”, shtoi ai.
Dokumenti u nënshkrua në 35-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit polako-gjerman për Marrëdhënie të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunim Miqësor.

