By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia largon nga puna një toger, thotë se ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia largon nga puna një toger, thotë se ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore
Lajme

Policia largon nga puna një toger, thotë se ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore

Momenti
Published: August 14, 2026

Një toger policor është larguar nga puna të enjten, e Policia e Kosovës ka dhënë arsyet për largimin e tij. Sipas Policisë, A.V., me detyrë në Pejë, është larguar për shkak të shkeljeve disiplinore. 

Në sqarim thuhet se ndaj këtij zyrtari, që nga inkuadrimi në Polici e deri në largimin nga detyra, janë iniciuar 15 raste, ku prej tyre janë trajtuar 13 në nivel qendror dhe 2 në nivel rajonal.

Your browser does not support the video tag.

“Nga 15 raste të iniciuara, 3 prej tyre kanë pasur të bëjë me shkrime dhe komente në rrjete sociale, ku në total janë shqiptuar 6 masa disiplinore ,duke përfshirë edhe rastin e fundit në gusht 2026, Ndërprerje e Marrëdhënies së Punës me vendim të PK-së”, thuhet në arsyetimin e PK-së.

Tutje PK sqaron se në 3 rastet e trajtuara që kanë të bëjnë me rrjetet sociale, janë shqiptuar masat: Ndalesë në pagë 30% për 2 muaj, e iniciuar në vitin 2016 dhe shqiptuar masa po ashtu në vitin 2016; Ndalesë në pagë 30% për 6 muaj, e iniciuar në vitin 2025 dhe shqiptuar masa në vitin 2026; si dhe e fundit “Ndërprerje e marrëdhënies së punës”, e iniciuar në vitin 2026 dhe shqiptuar masa po ashtu në vitin 2026.

Policia ka theksuar se togeri A.V. ka dëmtuar imazhin e saj duke shpërndarë përmbajtje nëpër rrjete sociale. 

“Neni 20. Sjellja e rëndë diskredituese, paragrafi 1, pika 1.14. Sillet në mënyrë të tillë duke dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës apo jashtë saj; Neni 21 Mosbindja e rëndë, paragrafi 1, nen. par. 1.13. Me veprim apo mosveprim, nuk zbaton apo nënvlerëson urdhrat apo udhëzimet nga autoriteti i nivelit qendror; dhe Neni 24 Shkelja e rëndë e autorizimit paragrafi 1, nen. para. 1.17 Publikon, shfaq, shpërndan apo komenton postime, fotografi, video dhe incizime që dëmtojnë imazhin e Policisë”, janë nenet që Policia thotë se i ka shkelur zyrtari i larguar nga puna. 

The post Policia largon nga puna një toger, thotë se ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
Sala Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë
Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, freskimin me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë
Aleanca thirrje LVV-së: Thirreni seancën konstituive

LEXO GJITHASHTU

Prokurori: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
Prokurori: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
TOP Momenti
BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv
BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv
TOP Momenti
U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova
U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova
Lajme
7 të arrestuar nga “Rrjeti Krasniqi”, dyshohet se falsifikonin dokumente për migrantët në Evropë
7 të arrestuar nga “Rrjeti Krasniqi”, dyshohet se falsifikonin dokumente për migrantët në Evropë
Lajme
Lavrov mbron Vuçiqin dhe sulmon BE-në: Po e shantazhojnë Serbinë për Kosovën
Lavrov mbron Vuçiqin dhe sulmon BE-në: Po e shantazhojnë Serbinë për Kosovën
Lajme

You Might Also Like

Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes
Lajme

Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes

August 14, 2026
KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale
Lajme

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale

August 14, 2026
Kurti: Tash duhet të flasim për emra, ka me dhjetëra persona të denjë për President, por s’i them tash
Lajme

Kurti: Tash duhet të flasim për emra, ka me dhjetëra persona të denjë për President, por s’i them tash

August 14, 2026
Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet
Lajme

Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?