By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lavrov mbron Vuçiqin dhe sulmon BE-në: Po e shantazhojnë Serbinë për Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lavrov mbron Vuçiqin dhe sulmon BE-në: Po e shantazhojnë Serbinë për Kosovën
Lajme

Lavrov mbron Vuçiqin dhe sulmon BE-në: Po e shantazhojnë Serbinë për Kosovën

Momenti
Published: August 14, 2026

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka dalë në mbrojtje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke akuzuar Bashkimin Evropian për presion dhe, siç është shprehur ai, shantazh ndaj Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Në një intervistë për mediat ruse, Lavrov tha se Vuçiqi ‘është një politikan me shumë përvojë dhe se Serbia po përballet prej vitesh me presion të madh nga BE-ja’.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Lavrovit, Brukseli po i vendos Serbisë dy kushte kryesore për përshpejtimin e procesit të integrimit: njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe harmonizimin me të gjitha masat dhe vendimet e BE-së ndaj Rusisë.

“BE-ja po e maltreton dhe po e shantazhon” Vuçiqin, ka deklaruar Lavrov, duke shtuar se presidenti serb po e përballon me guxim këtë presion.

Kreu i diplomacisë ruse theksoi gjithashtu mbështetjen e Moskës ndaj Beogradit, duke përmendur furnizimin e Serbisë me gaz me çmime të favorshme. Ai tha se Rusia nuk i kërkon Serbisë asgjë në këmbim, përveç që të mos marrë pjesë në armatosjen e Ukrainës.

Lavrov e lidhi edhe vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd me presionin që, sipas tij, po ushtrohet ndaj Vuçiqit nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, vendimi i Vuçiqit për ta pritur Zelenskyn mund të jetë përpjekje për ta zbutur këtë presion.

Ministri rus shkoi edhe më tej në akuzat ndaj BE-së, duke e cilësuar presionin ndaj Serbisë si “të paturpshëm” dhe “vulgar”, ndërsa deklaroi se mënyra se si vepron BE-ja i ngjan asaj që ai e quajti “Rajhu i Katërt”.

Lavrov komentoi edhe një pyetje të gazetarit gjerman Michael Martens drejtuar Zelenskyt gjatë konferencës në Beograd, lidhur me vrasjen e rusëve. Ai tha se kishte vërejtur reagimin e Vuçiqit, i cili, sipas tij, ishte befasuar nga pyetja.

Në fund, Lavrov tha se Rusia do të dëshironte që Serbia, duke pasur parasysh kontributin e saj historik në luftën kundër nazizmit, të reagonte ndaj çështjeve të tilla.

The post Lavrov mbron Vuçiqin dhe sulmon BE-në: Po e shantazhojnë Serbinë për Kosovën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Oda Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës, përgjegjësia kryesore i takon forcës me më shumë mandate
“Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare” – Raportohet se gjyqtari i Gjykatës Themelore u arrestua në motel
Arrestohet një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
Sala Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë

LEXO GJITHASHTU

Spasovski: Mijëra qytetarë në Gostivar u helmuan nga uji i ndotur, duhet të ketë përgjegjësi
Spasovski: Mijëra qytetarë në Gostivar u helmuan nga uji i ndotur, duhet të ketë përgjegjësi
TOP Momenti
Arrestohet një gjyqtar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Arrestohet një gjyqtar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare
TOP Momenti
Prokurori: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
Prokurori: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
TOP Momenti
BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv
BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv
TOP Momenti
Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, freskimin me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë
Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, freskimin me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë
Lajme

You Might Also Like

Aleanca thirrje LVV-së: Thirreni seancën konstituive
Lajme

Aleanca thirrje LVV-së: Thirreni seancën konstituive

August 14, 2026
U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova
Lajme

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova

August 14, 2026
7 të arrestuar nga “Rrjeti Krasniqi”, dyshohet se falsifikonin dokumente për migrantët në Evropë
Lajme

7 të arrestuar nga “Rrjeti Krasniqi”, dyshohet se falsifikonin dokumente për migrantët në Evropë

August 14, 2026
Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes
Lajme

Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?