By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia e Kosovës nis procesin e ri të gradimit, 157 vende të lira për gradën Toger
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia e Kosovës nis procesin e ri të gradimit, 157 vende të lira për gradën Toger
Lajme

Policia e Kosovës nis procesin e ri të gradimit, 157 vende të lira për gradën Toger

Momenti
Published: May 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë Xhelal Sveçla, ka njoftuar hapjen e procesit të gradimit në Policinë e Kosovës për gradën Toger, me gjithsej 157 pozita të lira.

Sipas tij  ky proces u dedikohet zyrtarëve policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale, me qëllim avancimin në karrierë dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Të drejtë aplikimi kanë zyrtarët policorë me të paktën dy vite përvojë në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që kanë së paku 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës. Afati për aplikim është deri më 12 qershor 2026.

Sipas Sveçlës, ky proces përbën një hap të rëndësishëm në reformimin e sistemit të karrierës brenda policisë, duke synuar rritjen e transparencës, meritokracisë dhe mundësive për avancim profesional.

Ai ka theksuar se për herë të parë po krijohet mundësia e avancimit edhe në dy grada njëherësh, si mënyrë për të adresuar bllokadat e mëhershme në proceset e gradimit dhe për të korrigjuar padrejtësitë e trashëguara.

“Ndërtimi i një Policie bashkëkohore, profesionale dhe me integritet fillon nga një sistem i drejtë karriere, ku avancimi bazohet në meritë, përvojë dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe Republikës”, ka deklaruar Sveçla.

Ministria ka uruar suksese të gjithë zyrtarëve policorë që do të aplikojnë, duke theksuar se pas këtij procesi do të vazhdojnë edhe gradime të tjera në funksion të forcimit të mëtejmë të Policisë së Kosovës.

The post Policia e Kosovës nis procesin e ri të gradimit, 157 vende të lira për gradën Toger appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Turqia i bën thirrje Izraelit t’i japë fund “sulmeve të pamatura” në Siri
61% e grave në media në Kosovë kanë përjetuar ngacmim online
Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare
Rrëzimi i avioni të Rumanisë gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës, NATO ngre në ajër avionët
Autoritetet ukrainase: Rusia mund të prodhojë më shumë se 200 raketa kruiz dhe balistike në muaj

LEXO GJITHASHTU

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak
QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak
TOP Momenti
Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]
Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]
TOP Momenti
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, i dyshuari: Maskat i përdor për Halloween
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, i dyshuari: Maskat i përdor për Halloween
TOP Momenti
Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
TOP Momenti
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
TOP Momenti

You Might Also Like

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg
Lajme

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026
Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje në tentativë ndaj tre vetave, kishte rrezikuar jetën edhe të një tjetri  
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje në tentativë ndaj tre vetave, kishte rrezikuar jetën edhe të një tjetri  

August 20, 2026
SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
Lajme

SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik

August 20, 2026
I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet nga Kosova për në Spanjë
Lajme

I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet nga Kosova për në Spanjë

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?