By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Po të më quan mua dikush Bekë Serbia, nuk ia fali”, çka po paralajmëron anëtari i AAK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Po të më quan mua dikush Bekë Serbia, nuk ia fali”, çka po paralajmëron anëtari i AAK-së
Lajme

​“Po të më quan mua dikush Bekë Serbia, nuk ia fali”, çka po paralajmëron anëtari i AAK-së

Momenti
Published: May 19, 2026

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka dalë në mbrojtje të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me incidentin që ky i fundit pati javën e kaluar me kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.

Në “Intervista Zgjedhore’ për KosovaPress, Berisha deklaroi se reagimet e ashpra ndaj ish gjeneralit të UÇK-së janë rezultat i gjuhës fyese dhe etiketimeve politike ndaj tij. Në këtë kontekst, politikani nga AAK i referohet përdorimit të shprehjes “Sami Serbia” për Lushtakun nga Mehani i Vetëvendosjes.

Your browser does not support the video tag.

Berisha tha se po ta quante dikush atë “Bekë Serbia” do të vepronte njësoj siç veproi Lushtaku teksa shtoi se gjuha e përdorur në skenën politike po krijon tensione të rrezikshme, të cilat, sipas tij, mund të rezultojnë me pasoja serioze, nëse vazhdojnë.

“Kjo çështja në Skenderaj, Sami Serbia. Sami Serbia tani aty çka po jetë më veç, veç me u çu me rreh shuplaka, s’po jetë kurrgjë. Se arsyetoj dhunën kurrë. Veç po të kallëzoj se unë jam, edhe njëherë, nuk më ka hije, se unë edhe jam pajtues edhe e dua këtë vend, edhe kam qejf me i pa shqiptarët se kjo çoroditje ka me kaluar. Veçse ndoshta nesër më del mua dikush edhe më thotë Bekë Serbia. Tani unë aty nuk e fali. Do të veproni njëjtë? Nuk kam çare se ty po të pështet për muri njeri kur po të thotë Serbia ose po të thotë dikush që, pse Serbia? A unë i kam defekte plot, unë i kam gabime për çdo ditë që i bëj. Ti përmendmi ato edhe na debatojmë për ato. Mirëpo në bazat, nëse jemi dalë me dhënë jetën për këtë vend, kush është ai që guxon me më thënë mua ashtu… 20:59 E kur u bëmë ne kaq të kulturuar tash, domethënë liria e fjalës edhe çohet çdo farë matrapozi, çdo farë kastraveci që çohet edhe të ofendon”, thotë ai.

Megjithatë, epitete të rënda dhe atë jo pak herë, ka përdorur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Shefi i Berishës në parti, në disa raste ka thënë se kryetari i Vetëvendosje po i shërben Serbisë.

Duke mbrojtur këtë gjuhë të Haradinajt ndaj Kurtit, Berisha tha se ajo bazohet në argumente dhe fakte.

“Ne kemi argumente plot. Edhe zoti Haradinaj ti mundesh veç me keqkuptuar nëse don. Mirëpo i ka thënë që ky veprim, për shembull kemi folur për energjinë. Ne kishim mundur sot me pas një termocentral, e cila ka qenë investim i huaj, me ContourGlobal, që ka qenë diku rreth 1 miliard, e që tash, sikur të kish ecë ajo kontratë, ne e kishim paguar rrymën 10-fish më lirë edhe ishim qenë duke konsumuar rrymë, energji të Kosovës më lirë se krejt vendet e rajonit e të Evropës… 19:20 Domethënë njeriu që ia bën këto dëme vendit, çka duhet me i thënë? Ne megjithatë jemi në politikë. Ne nganjëherë duhet me i thënë ti zotëri, këtu e ke gabim, këto po i shkojnë përshtati armikut. E duhet me i thënë edhe ne jemi deputetë edhe folim hapur edhe zoti Haradinaj foli hapur. Këto kanë qenë dëme. Po kjo është ordinere”, deklaron ai.

Përtej kësaj, Berisha hodhi hedh dyshime edhe për një aktivitet në të kaluarën e kryeministrit në detyre, duke përmendur, siç tha, rastin në fshatin Binxhë të Klinës, ku, sipas tij, “Kurti është takuar me disa punëtorë të BIA-s”.

Madje ai deklaron se për akuzat ndaj Kurtit ka edhe informacione për të cilat pretendon se janë marrë gjatë kohës sa ai vetë ka qenë kryetari i komisionit parlamentar për siguri ndërsa Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër.

“Zoti Kurti kurrë nuk ka dalë me shpjegu, veç dy fjalë me thënë, a i ka qenë në Binxh një natë? Ka njerëz plot që kanë dilema. Unë nuk e kam ditur atë punë, i mbuluar me qebe. A e di çfarë i thonë këta? Janë qenë te një familje serbe, ata krejt rastësisht ishin qenë punëtorë të BIA-s. Tash, pse nuk del ky kryeministri i Kosovës, menaxhon me krejt buxhetin tonë, me jetën tonë, me krejt çështjet, domethënë sociale e të sigurisë e gjitha edhe me drejtësinë, menaxhon ose qeverisë me këtë popull. Pse nuk kallëzon aty me thënë, nuk ka qenë qashtu, ose në koftë qenë, me kallëzu e ka me borxh këtij populli me i treguar. Sami Lushtaku nuk është nxënë në Binxh me qebe… 23:22 Te kjo energjia se po insiston te zoti Haradinaj. Këtu kanë mundur me na kushtuar, ndoshta i kemi thënë do sende para vakti. Veçse zoti Haradinaj ka qenë kryeministër i Kosovës. Unë kam qenë kryetar i komisionit të sigurisë. Ne i dimë do gjëra. Domethënë ne, mundet me qenë dilema, mundesh me pas ti dilema, mundesh me i quajtur pretendime ose spekulime. Po ne nuk folim me spekulime, as nuk folim me pretendime… Po e normalisht që ai e din diçka edhe Ramushi nuk dëshiron me dalë me jetu jashtë, ai don me jetu këtu në Kosovë”, përfundon Berisha.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?