By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Po marrim para borxh” – çmimet e larta rëndojnë jetën e qytetarëve në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Po marrim para borxh” – çmimet e larta rëndojnë jetën e qytetarëve në Kosovë
TOP Momenti

“Po marrim para borxh” – çmimet e larta rëndojnë jetën e qytetarëve në Kosovë

Momenti
Published: May 24, 2026

Rritja e pandalshme e çmimeve të produkteve bazë po e thellon çdo ditë e më shumë krizën ekonomike për qytetarët e Kosovës.

Të goditur me një inflacion prej 7.5 për qind që rëndon xhepat e tyre, disa prej banorëve deklarohen se e kanë të pamundur të mbyllin muajin pa u futur në borxhe, duke theksuar një mungesë të plotë të kontrollit të tregut nga ana e institucioneve shtetërore.

Your browser does not support the video tag.

Qytetarët ankohen se mes pagave të vogla dhe çmimeve të larta, ata mezi po ia dalin t’i për blerjet e produkteve ushqimore bazë.

Sheremeti nga Prishtina shprehet i indinjuar me këtë fakt sepse sipas tij, çmimet po rriten vazhdimisht dhe se sipas tij, shteti nuk ka fare kontrolle mbi këtë çështje.

“Jo veç këtë kohën e fundit, por për çdo ditë, thuajse në qoftë se po e shohim, minutë pas minuti çka po duan po rritin. Domethënë ky shtet kontrollë s’po ka fare, edhe atëherë këta çka po duan po bëjnë. A e din sa është e vështirë? Unë jam pensionisti. Unë e kam pensionin e vogël edhe barnat… Unë nuk po e di deri kur do të shkojë kështu çmimet duke u ngritur këtu në Kosovë”, tha Sheremeti.

E Adem Baruti që është me asistencë sociale, jetën e përditshme po e vlerëson si mjaftë të vështirë për të jetuar, e siç thotë ai, duhet të merr hua për të ia dal deri në fund të muajit.

“Vallahi hiç, kurrqysh. Shumë jetë e vështirë. Unë për veti jam në asistencë sociale. Me 110 euro ndihmë, për 20 ditë ato s’dalin as barna, ujë e rrymë me pagua, po kështu, s’ke çka me bë….Po duhet me shkua me marrë në hua diku tjetër, për me krye muajin. Se s’po ka, pa punë”, tha Baruti.

Edhe Erdem Guler potencon se të ardhurat aktuale nuk mund të ia mbulojnë as shpenzimet për barna.

“Se me 250 euro për barna s’po më dalin. Inshallah bëhet mirë,.. Vallahi bilahi s’po mundem. 300 euro qira, rryma, uji, bërlloku… “, tha Guler.

Qytetari tjetër, Mehmet Bllaca thekson se krahas rritjes së buxhetit të shtetit në 4 miliardë euro, është e nevojshme, sipas tij, edhe rritja e pensionave në vend.

“Këta s’po ankohen hiç, po thonë i kemi bërë 4 miliardë buxhetin. A po e sheh qysh rrejnë? Kur e ka marrë e ka marrë me 2 miliardë e 800. 20 centë ka qenë buka atëherë, sa është tash një bukë? Çfarë rritje buxheti është ajo? Le të rrejnë pak më kryet. Kush din pak llogari… liria është mbi gjithçka. Po këtu te ne populli janë mësuar, s’duan punë, duan me i rrejtë… Qysh ti thua është 20 centë buka e unë them po rren ai? S’ka ngritje as të pensionit. 150 euro i marr pension, as për ilaçe“, shtoi Bllaca.

Qytetarët në vazhdimësi kanë pakënaqësi për rritjen e cmimeve dhe potencojnë faktin se e kanë të vështirë të ia dalin deri në fund të muajit.

Krahas rritjes së çmimeve në tregun e Kosovës, dhe mbikqyrjes së tregut për dyshimet që kanë konsumtaorët në manipulimin e çmimeve nga tregtarët – nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bënë të ditur se shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill 2026 ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind.

Rritja më e madhe e çmimeve në baza vjetore është regjistruar te grupi i transportit me 16.1 për qind, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse me 15.2 për qind.

Po ashtu, ngritje e çmimeve është vërejtur edhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5.8 për qind, ushqimi me 5.6 për qind dhe duhani 5.1 për qind.

ASK-ja njofton se çmimet janë rritur edhe në sektorët e shëndetësisë me 4.7 për qind, kujdesit personal dhe shërbimeve të ndryshme me 3.6 për qind, si dhe veshjeve dhe këpucëve me 2.3 për qind.

Të premten, Qeveria në detyrë ka miratuar një pako të re për përballje me inflacionin, të cilën e ka quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, sektorin jopublik dhe për studentët. Kjo mbështetje nga analistë të ekonomisë dhe parti opozitare deri më tani e kanë quajtur si ‘lëmosh” dhe në prag të zgjedhjeve.

You Might Also Like

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

LEXO GJITHASHTU

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

You Might Also Like

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?