Një person i moshës 42 vjeçare është plagosur me thikë në Sarandë.
Sipas korrespondentes së Top Channel, ngjarja ka ndodhur para pak minutash.
Një i plagosur me thikë është transportuar me urgjencë drejt spitalit te Sarandës, teksa nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe lëvizjet e autorit.
I plagosuri i identifikuar si O.M, 42 vjeç. Sipas burimeve spitalore, ai ka plagë me thikë në gjoks, por gjendja për momentin raportohet të jetë jashtë rrezikut. /Tch/


