Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’” i mbështetur nga 14 mijë e 140 qytetarë do të dorëzohet të hënën në Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimit të iniciatorit Bashkim Fazliu Migjeni, dorëzimi i peticionit do të bëhet më 28 shtator 2026, në ora 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se peticioni është nënshkruar nga 14,140 qytetarë të Ferizajt dhe kërkon shqyrtimin e miratimin e tij nga institucionet.
Dorëzimi i peticionit bëhet në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj.
“Në përmbyllje të fazës së parë, do të dorëzohet Peticioni i 14,140 qytetarëve të Ferizajt ‘Për një Ferizaj pa Urosevac’ në Kuvend të Kosovës për shqyrtim dhe miratim”, thuhet në njoftim.

