By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbahet protesta e 79-të në Tiranë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbahet protesta e 79-të në Tiranë
TOP Momenti

Mbahet protesta e 79-të në Tiranë

Momenti
Published: August 17, 2026

Protesta në Tiranë vijon edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 79-të, ndërsa tubimi i sotëm vjen pas një përplasjeje mes vetë protestuesve ditën e djeshme.

Si çdo mbrëmje, protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Më pas, ata janë ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe me kërkesat për rrëzimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Your browser does not support the video tag.

Protesta e sotme zhvillohet pas incidentit të mbrëmshëm, ku protestuesit, të ndarë në dy grupe, u përfshinë në një përplasje, e karakterizuar nga ofendime, teksa dyshohet se kishte edhe një incident të izoluar përplasjeje fizike.

Në protestën e 79-të ka folur edhe Agron Jemini, i njohur tashmë si “Agroni i Flamurit”, që ishte shënjestër në incidentin e djeshëm.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të marrin masa, ndërsa protestuesve u kërkoi të mos përçahen.

“Ai incident që ndodhi mbrëmë nuk do të më frikësojë, por më bën më të fortë. I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masa, personat janë të identifikueshëm. Të vazhdojë punën që paguhet nga taksat tona. Çdo sulm që do të vijë përballë individit tim, nuk do të më shmangë nga sheshi, nuk do të më ndalojë asnjëherë, do të jem këtu çdo natë me protestuesit, me dorëheqjen e Edi Ramës sa më parë. I bëj thirrje të gjithëve të mos përçahemi nga individë që paguhen nga oligarkët dhe politikanët. Të jemi të fortë, do ti mposhtim”, tha Jemini.

Pas fjalës së Jeminit, protesta vijon përpara Kryeministrisë, ndërsa protestuesit përsërisin kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike./Top Channel

source

You Might Also Like

Rodri kërkon fanellën me numrin 16 te Barcelona, Fermin Lopez pritet të ndryshojë numër
Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët
Salahu bind në debutim, Trabzonspori do ta këtë titular në Europa League
Olta Gixhari i shijon ditët e verës mes detit dhe aventurave
Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos

LEXO GJITHASHTU

Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundon në mur
Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundon në mur
Lajme
Emisioni “Matrix” 17.08.2026
Emisioni “Matrix” 17.08.2026
TOP Momenti
Politikani rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
Politikani rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
TOP Momenti
Deri tani, 50 serbë morën lejeqëndrim të përhershëm në Kosovë
Deri tani, 50 serbë morën lejeqëndrim të përhershëm në Kosovë
TOP Momenti
Gjeografia e turistëve në Shqipëri deri në qershor, kryesojnë qytetarët nga Kosova e Italia
Gjeografia e turistëve në Shqipëri deri në qershor, kryesojnë qytetarët nga Kosova e Italia
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksion në Fushë Kosovë – deri në 1 mijë euro gjobë për taksistët ilegalë
TOP Momenti

Aksion në Fushë Kosovë – deri në 1 mijë euro gjobë për taksistët ilegalë

August 17, 2026
Rrëfimi prekës i Avni Deharit për humbjen e dy djemve, Astritin dhe Arbnorin
TOP Momenti

Rrëfimi prekës i Avni Deharit për humbjen e dy djemve, Astritin dhe Arbnorin

August 17, 2026
Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit
TOP Momenti

Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit

August 17, 2026
Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
TOP Momenti

Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?