By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përfundon takimi, Abdixhiku: Numrat për zgjedhjen e presidentit, për momentin nuk janë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përfundon takimi, Abdixhiku: Numrat për zgjedhjen e presidentit, për momentin nuk janë
TOP Momenti

Përfundon takimi, Abdixhiku: Numrat për zgjedhjen e presidentit, për momentin nuk janë

Momenti
Published: September 2, 2026

(E plotësuar) – Ka përfunduar takimi në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit Kurti nuk është deklaruar për media.

Your browser does not support the video tag.

Derisa i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit brenda LDK-së, veçanërisht pas vendimit të gjashtë deputetëve të kësaj partie për të mos e mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Abdixhiku e ka cilësuar takimin si një njoftim të rregullt ndërmjet dy liderëve politikë për zhvillimet në partitë e tyre.

“Është njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai nuk është ndalur gjatë te vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së që të mos votojnë për Sejdiun.

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të vazhdojnë takimet me Kurtin, Abdixhiku ka thënë se përpjekjet do të vazhdojnë, por ka vlerësuar se aktualisht nuk ekzistojnë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Përpjekje do të ketë, por numrat për momentin nuk janë për të zgjedhur presidentin e vendit…Fatkeqësisht me aq sa po shoh po krijohet një situatë e pamundësisë numerike per të dal nga kjo gjendje’’, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Ndërkohë, sa i përket mundësisë së takimeve me partitë e tjera politike, Abdixhiku ka thënë se një proces i tillë do të ishte i mirëseardhur.

“Beteja politike për Qeverinë duhet të bëhet për Qeverinë. Në Kuvendin e Kosovës çështjen e presidentit, duhet ta zgjedhim një president se kështu duhet të sillemi normalisht… Me aq sa po shoh, me pozicionet e bëra publike ne po krijojmë një situatë të pamundësisë për llogaritje për të dalë nga kjo gjendje”, shtoi ai.

Megjithatë, sipas tij, partitë e tjera janë distancuar nga përpjekjet për të zhvilluar takime të tilla.

Takohen Kurti e Abdixhiku

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Takimi mes dy liderëve ka nisur rreth orës 16:00.

Në oborrin e Kuvendit shihet edhe vetura e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Një takim të tillë e kishte paralajmëruar edhe vetë Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kishte theksuar se do të zhvilloheshin takime të reja me Abdixhikun për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me situatën politike.

Takimi i sotëm vjen pas zhvillimeve të fundit brenda LDK-së rreth kandidaturës për president të Sejdiut dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike mes LVV-së dhe LDK-së.

You Might Also Like

​Bahri Hyseni zgjidhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit
Gashi: Kujtim Shala i dorëzoi mandatin Abdixhikut, por nuk ia pranoi
Dokumenti i Sigurimit shqiptar: Riza Salihu akuzoi në Ambasadën në Vjenë Jusuf Gërvallën si agjent të UDB-së
Murtezani dorëzon letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
Kurti meets community representatives: We have 74 votes for president

LEXO GJITHASHTU

Gashi thotë se Kujtim Shala ka ofruar dje dorëzimin e mandatit: Njëjtë planifikuam edhe ne tjerët – Abdixhiku s’pranoi
Gashi thotë se Kujtim Shala ka ofruar dje dorëzimin e mandatit: Njëjtë planifikuam edhe ne tjerët – Abdixhiku s’pranoi
Lajme
‘‘Idiotësi në veprim’’, Gashi tregon pse e kundërshtoi Bekim Sejdiun për President, kritikon Abdixhikun
‘‘Idiotësi në veprim’’, Gashi tregon pse e kundërshtoi Bekim Sejdiun për President, kritikon Abdixhikun
Lajme
Syla shtron pyetjen: A do ta përdorë Abdixhiku Kurtin për t’i eliminuar politikisht gjashtë deputetët dhe përmes kryeprokurorit të ri t’i ngrihet ndonjë aktakuzë Përparim Ramës
Syla shtron pyetjen: A do ta përdorë Abdixhiku Kurtin për t’i eliminuar politikisht gjashtë deputetët dhe përmes kryeprokurorit të ri t’i ngrihet ndonjë aktakuzë Përparim Ramës
Lajme
Gashi says Sejdiu’s proposal for President is Abdixhiku’s “idiocy”
Gashi says Sejdiu’s proposal for President is Abdixhiku’s “idiocy”
TOP Momenti
Mirena: Kurti e ka zgjatur këtë dyvjetësh duke iu falënderuar Abdixhikut që po del ndihmësi më i madh i tij
Mirena: Kurti e ka zgjatur këtë dyvjetësh duke iu falënderuar Abdixhikut që po del ndihmësi më i madh i tij
Lajme

You Might Also Like

Gashi thotë se propozimi i Sejdiut për President është “idiotësi” e Abdixhikut
TOP Momenti

Gashi thotë se propozimi i Sejdiut për President është “idiotësi” e Abdixhikut

September 2, 2026
Gashi: Ideja fillestare e Abdixhikut ishte koalicioni me LVV-në, më pas tha se ishte i pamundur
TOP Momenti

Gashi: Ideja fillestare e Abdixhikut ishte koalicioni me LVV-në, më pas tha se ishte i pamundur

September 2, 2026
Kurti takon përfaqësuesit e komuniteteve: Kemi 74 vota për president
TOP Momenti

Kurti takon përfaqësuesit e komuniteteve: Kemi 74 vota për president

September 2, 2026
Studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut bëhen bashkë me Kosovën: Kërkojnë proces të drejtë për ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut bëhen bashkë me Kosovën: Kërkojnë proces të drejtë për ish-krerët e UÇK-së

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?