By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përdhosi flamurin e Turqisë gjatë një iftari në Mitrovicë, 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për Zeqirin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përdhosi flamurin e Turqisë gjatë një iftari në Mitrovicë, 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për Zeqirin
Lajme

Përdhosi flamurin e Turqisë gjatë një iftari në Mitrovicë, 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për Zeqirin

Momenti
Published: May 21, 2026

Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë Dijamant Zeqirin lidhur me akuzën për nxitjes të përçarjes dhe mosdurimit, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Zeqiri akuzohej se gjatë organizimit të një iftari në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ishte afruar në vendngjarje dhe me një mjet të mprehtë kishte shqyer dhe përdhosur flamurin kombëtar të Republikës së Turqisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Your browser does not support the video tag.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga gjykatësi i rastit, Rrahman Beqiri, i cili tha se për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, Zeqiri dënohet me 1 vit burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti brenda periudhës prej 2 vitesh nuk kryen vepë tjetër penale. Kurse, për armëmbajtje pa leje, u dënua me gjobë në shumën prej 4 mijë euro.

Gjithashtu, gjykatësi njoftoi se të akuzuarit Zeqiri, do t’i kthehet edhe shuma prej 5 mijë euro e dhënë në emër të dorëzanisë, pas që aktgjykimi të bëhet i plotëfuqishëm.

I akuzuari Zeqiri obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 200 euro dhe 100 euro në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Paraprakisht, prokurori i rastit Bekim Kodraliu, tha se kanë arritur marrëveshje për pranimin e fjaësisë me të akuzuarin Zeqiri, qysh në fazën fillestare të hetimeve dhe pas një bashkëpunimi të të akuzuarit me organet e drejtësisë.

Po ashtu, ai tha se marrëveshja është arritur ne mënyrë të ligjshme dhe vullnetarisht, duke shtuar se në kuadër të marrëveshjes ka rekomanduar që Gjykata të shqiptojë dënim unik për dy veprat penale sipas kushteve të dakorduara ndërmjet palëve.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Zeqiri, avokati Avdi Ademi tha se marrëveshja është lidhur me vullnet të plotë të të mbrojturit të tij dhe në konsultim të mjaftueshëm më të sa i përket pasojave dhe benifiteve, andaj kërkoi nga Gjykata që kjo marrëveshje të aprovohet.

Gjithashtu, ai kërkoi që mjetet e dorëzuara në emër të dorëzanisë të lirohen dhe të kthehen në llogarinë bankare të të mbrojturit të tij, si dhe sendet e sekuestruara.

Gjykatësi i rastit, Rrahman Beqiri, aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë pasi që janë plotësuar të gjitha kushtet për pranimin e fajësisë dhe më pas shpalli aktgjykimin.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të ngritur më 24 prill 2026, Dijamant Zeqiri akuzohet se më 5 mars 2026, rreth orës 02:00 në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare që jetojnë në Republikën e Kosovës, publiksht ka ndërmarrë veprime konkrete të cilat kanë nxitur prishjen e rendit publik.

Aktakuza thotë që gjatë aktivitetit publik të organizuar nga një organizatë e quajtur “Eyup Sultan”, me rastin e iftarit për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit, Zeqiri për shkak të bindjeve të tij fetare, është afruar në vendin e ngjarjes dhe duke përdorur një mjet të mprehtë ka shqyer dhe përdhosur flamurin kombëtar të Republikës së Turqisë, duke shprehur publiksht fyerje dhe urrejtje ndaj këtij simboli, me të cilat veprime ka nxitur urrejtje dhe mosdurim mes grupeve kombëtare, etnike dhe fetare që jetojnë në Republikën e Kosovës, çka ka kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.

Me këtë, Zeqiri akuzohej se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, nga neni 141, par.3 të Kodit Penal.

Tutje, në aktakuzë thuhet se nga data e pacaktuar e deri më 12 mars 2026, Dijamant Zeqiri në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe pa autorizim përkatës, ka poseduar armë dhe muncion, në atë mënyrë që gjatë bastisjes së banesës ku kishte qenë duke bazuar në Mitrovicën e Jugut, nga Policia e Kosovës, i janë gjetur dhe sekuestruar një kuti me fishekë, si dhe një karikator, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë së vëllait të tij në Skenderaj, i është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri, të cilat Zeqiri i kishte në posedim paautorizim  përkatës dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

The post Përdhosi flamurin e Turqisë gjatë një iftari në Mitrovicë, 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për Zeqirin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?