By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Për të nëntën natë protestohet në Prishtinë, Haziri: Do të qëndrojmë në shesh deri më 1 tetor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Për të nëntën natë protestohet në Prishtinë, Haziri: Do të qëndrojmë në shesh deri më 1 tetor
TOP Momenti

Për të nëntën natë protestohet në Prishtinë, Haziri: Do të qëndrojmë në shesh deri më 1 tetor

Momenti
Published: September 25, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur të enjten mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e nëntë të protestës me moton “Jo në emrin tim”, për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të shkallës së parë dhe kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Në shesh janë vendosur pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa slogani “Jo në emrin tim” ka vazhduar të jetë motoja kryesore e protestës.

Gjatë tubimit, njëri nga organizatorët, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë së bashku në shesh deri më 1 tetor, kur pritet të mbahet një protestë e madhe e organizuar nga organizatat e dala nga lufta dhe studentët.

“Kam një ftesë e një thirrje për ju. Të rrijmë bashkë deri më 1 tetor, deri në thirrjen e madhe, do t’i përgjigjemi ftesës së madhe të organizatave të dala nga lufta, studentëve… e deri në atë natë do të qëndrojmë në shesh, derisa të na dëgjohet zëri ynë”, tha Haziri.

Në përvjetorin e tretë të rënies në detyrë të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Haziri u ka bërë thirrje protestuesve që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të jetës dhe sakrificës së tij.

Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, gjatë sulmit të armatosur të kryer nga një grup i udhëhequr nga Milan Radoiçiq.Haziri ka kritikuar institucionet e Kosovës për atë që e konsideroi mungesë të urgjencës në trajtimin e kërkesave të protestuesve lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se vëmendja e protestuesve nuk është e përqendruar vetëm te zhvillimet në Hagë, por edhe te veprimet e institucioneve në Prishtinë.

“Sonte pyetja nuk është çka po bëjmë ne këtu sot në Kosovë. Çka po bëjnë institucionet? Nuk mjafton të themi nga Prishtina: Qëndroni të fortë! Sonte nuk dua të flas vetëm për Hagën, por për Prishtinën”, deklaroi Haziri.

Duke iu referuar mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se në rendin e ditës janë përfshirë çështje të ndryshme, ndërsa kërkesat e protestuesve për UÇK-në nuk janë trajtuar.

“Nesër në ora 11:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit, janë 16 pika në rend të ditës. Komisione, raporte, shpenzime, udhëtime, por ajo për të cilën ne po rrimë në shesh nuk është në rend të ditës”, tha ai.

Haziri u ka drejtuar institucioneve pyetjen nëse çështja e UÇK-së është urgjente për to dhe kur do të gjendet koha për trajtimin e kërkesave të protestuesve.

“Nuk mjafton të na thonë që janë me UÇK-në. Institucionet maten me vendime”, u shpreh ai.

Në fjalimin e tij, Haziri ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë nëse institucionet nuk reagojnë ndaj kërkesave të tyre.

“Mos mendoni se duke e shtyrë këtë çështje do të harrohet. Ne nuk po kërcënojmë, por mos e matni vendosmërinë tonë, mos na matni. Nëse heshtja e Parlamentit, e Qeverisë, e institucioneve vazhdon, reagimi ynë do të rritet”, tha ai.

Ai ka kërkuar përgjigje nga institucionet lidhur me veprimet që kanë ndërmarrë për çështjen e UÇK-së, duke theksuar se protestuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh.

“Çka po bëni që nëntë ditë për UÇK-në? Ne po presim përgjigje, nuk largohemi nga ky shesh pa një përgjigje”, përfundoi Haziri.

You Might Also Like

Hetimet ndaj ish-kreut të SHISH, Rama jep mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza” – nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Zubin Potoku nën hetim për krime lufte, 13 persona të arrestuar deri më sot
Albulena Haxhiu: Rëndësi ka që asnjë grua të mos mbërrijë vonë
Shqiptarët në Teksas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales
741,446 turistë vizituan Maqedoninë në 7 muajt e parë të vitit

LEXO GJITHASHTU

Shqiptarët në Texas nesër protestojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Shqiptarët në Texas nesër protestojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme
Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi
Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi
Lajme
71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin
71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin
Lajme
Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para
Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para
TOP Momenti
​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”
​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”
TOP Momenti

You Might Also Like

Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
TOP Momenti

Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

September 27, 2026
Kosova përballë vetvetes
TOP Momenti

Kosova përballë vetvetes

September 27, 2026
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
TOP Momenti

AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve

September 27, 2026
Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!
TOP Momenti

Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?