By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘marrje ryshfeti’ në Rahovec
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘marrje ryshfeti’ në Rahovec
TOP Momenti

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘marrje ryshfeti’ në Rahovec

Momenti
Published: September 24, 2026

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Gjakovë, përmes rrugëve operative, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera të Policisë së Kosovës, ka pranuar informacione se i dyshuari në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarët e bizneseve të ndryshme, në këmbim të moskryerjes së kontrollit apo edhe mosndëshkimit sipas ligjeve në fuqi.

Informacionet e pranuara janë trajtuar menjëherë nga njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, me ç’rast janë ndërmarrë veprimeve hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se i dyshuari i lartcekur, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo për personin tjetër, dyshohet se ka pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash, nga 300-500 euro në disa raste të ndara nga persona të ndryshëm (pronarë biznesesh).

Me të gjitha veprimet e kryera, personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘marrja e ryshfetit’ neni 421 i KPRK-së.

Lidhur me rastin, me datën 24.09.2026, me urdhër nga Gjykata Themelore Gjakovë dhe në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit, me qëllim të sigurimit të provave relevante për rastin, është kontrolluar ambienti i punës dhe veturat të cilat i dyshuari i ka nën shfrytëzim.

Të gjitha veprimet hetimore policore kanë qenë të koordinuara me prokurorin përgjegjës të rastit ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe nga i njëjti është sekuestruar një telefon celular. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kryetarët e disa komunave u bëjnë thirrje qytetarëve për protestat e 25 shtatorit në mbështetje të UÇK-së
Ljupço Pecov dënohe me dy vjet burg me kusht pasi pranoi fajësinë
Më 26 shtator, protestë në Mulhouse të Francës – kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Berisha dënon deklaratën e Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Më vonë mund t’u bëjë shantazh prokurorëve
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, temë debati në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

LEXO GJITHASHTU

Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”
Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”
Lajme
Parlamenti i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza
Parlamenti i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza
Lajme
Si ra në radarët e drejtësisë gruaja që bëri karrierë në AKI dhe u ngjit në krye të shërbimit sekret të Shqipërisë
Si ra në radarët e drejtësisë gruaja që bëri karrierë në AKI dhe u ngjit në krye të shërbimit sekret të Shqipërisë
Lajme
PDK mbështet protestat e OVL-UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen më 1 tetorit
PDK mbështet protestat e OVL-UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen më 1 tetorit
TOP Momenti
“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata – pamje
“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata – pamje
Lajme

You Might Also Like

Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 24, 2026
Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku
TOP Momenti

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku

September 24, 2026
Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
TOP Momenti

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

September 24, 2026
Sulmohet nga qentë endacak një e moshuar në Tetovë, përfundon në spital
TOP Momenti

Sulmohet nga qentë endacak një e moshuar në Tetovë, përfundon në spital

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?