By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK-ja reagon pas shtyrjes së aktgjykimit në Hagë: Kjo nuk është më vonesë procedurale, por zvarritje e pajustifikueshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK-ja reagon pas shtyrjes së aktgjykimit në Hagë: Kjo nuk është më vonesë procedurale, por zvarritje e pajustifikueshme
TOP Momenti

PDK-ja reagon pas shtyrjes së aktgjykimit në Hagë: Kjo nuk është më vonesë procedurale, por zvarritje e pajustifikueshme

Momenti
Published: July 1, 2026




Foto: Laura Hasani





Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas shtyrjes së radhës së shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar këtë vendim si thellim të padrejtësisë ndaj tyre.

Your browser does not support the video tag.


Në një reagim të publikuar më 1 korrik 2026, PDK ka shprehur indinjatën për shtyrjen e afatit, duke thënë se pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi disa vjeçar, kjo çështje ka kaluar përtej një vonese procedurale.


“Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi gjyqësor disa vjeçar, kjo nuk është më një vonesë procedurale, por një zvarritje e pajustifikueshme që cenon besimin në drejtësi dhe rëndon padrejtësisht mbi ish-udhëheqësit e UÇK-së, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.


Kjo parti ka kërkuar që vendimi përfundimtar të bazohet në ligj, në faktet e vërtetuara gjatë procesit dhe në standardet e drejtësisë.


“Partia Demokratike e Kosovës çdo zvarritje e konsideron të papranueshme dhe kërkon që aktgjykimi të bazohet vetëm në ligj, në faktet e vërtetuara gjatë procesit gjyqësor dhe në standardet më të larta të drejtësisë, duke u larguar nga çdo pretendim i pabazuar që është ngritur gjatë këtij procesi”, thuhet më tej.


PDK ka ritheksuar qëndrimin e saj se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë çlirimtare dhe e drejtë, duke thënë se kjo, sipas saj, nuk mund të ndryshohet nga një proces gjyqësor.


“Partia Demokratike e Kosovës rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar për lirinë e popullit të Kosovës dhe e mbështetur nga bota demokratike. Kjo e vërtetë historike nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces gjyqësor dhe as të relativizohet nga zvarritjet e vazhdueshme”, ka deklaruar kjo parti.


PDK ka kërkuar përfundimin e procesit dhe ka shprehur pritjen që ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen në Kosovë.


“Partia Demokratike e Kosovës kërkon përfundimin e kësaj padrejtësie shumëvjeçare dhe pret që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, pranë familjeve dhe qytetarëve të vendit”, thotë reagimi.


source

You Might Also Like

VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi
Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme
Muharremaj: Kontratat kolektive i kanë shkaktuar Suharekës afro 10 milionë euro dëme, shumë projekte kanë mbetur të parealizuara
Rama: Prishtina është gati për Lojërat Mesdhetare, por ka mungesë bashkëpunimi nga niveli qendror

LEXO GJITHASHTU

Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Lajme
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Lajme
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Lajme
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
TOP Momenti
Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar
Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar
TOP Momenti

You Might Also Like

Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
TOP Momenti

Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim

August 30, 2026
Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë
TOP Momenti

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë

August 30, 2026
Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit
TOP Momenti

Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit

August 30, 2026
Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit
TOP Momenti

Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?