By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK i drejtohet Deharit, kërkon seancë sot nga ora 11:00
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK i drejtohet Deharit, kërkon seancë sot nga ora 11:00
Lajme

PDK i drejtohet Deharit, kërkon seancë sot nga ora 11:00

Momenti
Published: September 1, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nëpërmjet Vlora Çitakut i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive Avni Deharit, që të respektojë rregulloret dhe obligimet e tij kushtetuese për ta thirrur seancën sot, nga ora 11:00.

Në letër thuhet se “jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet”.

Your browser does not support the video tag.

Letra e plotë:

I nderuar z. Dehari,

Në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në përputhje me Nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në emër të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që, më 01 shtator 2026, në ora 11.00, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.

Prandaj, duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë.

Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive më 01 shtator 2026, në ora 11.00, dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Vlora Çitaku

Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës

The post PDK i drejtohet Deharit, kërkon seancë sot nga ora 11:00 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
Rusi kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi, më pas vrau veten pas rrethimit nga policia
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Shkollat hapin dyert: Nga sot nis viti i ri shkollor
“Çfarë pyetjeje idiote” – Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit

LEXO GJITHASHTU

AI-ja e avancuar kërcënon sistemin financiar botëror, thotë organi mbikëqyrës
AI-ja e avancuar kërcënon sistemin financiar botëror, thotë organi mbikëqyrës
Lajme
Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës
Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës
Lajme
Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
Lajme
“Jemi në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
“Jemi në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
TOP Momenti
Pentagoni pajis ushtrinë amerikane me ChatGPT special, platforma përdoret nga 3 mln punonjës
Pentagoni pajis ushtrinë amerikane me ChatGPT special, platforma përdoret nga 3 mln punonjës
Lajme

You Might Also Like

Parashikimi i motit për sot – Ka mundësi të ketë edhe breshër
Lajme

Parashikimi i motit për sot – Ka mundësi të ketë edhe breshër

September 1, 2026
Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë i ka kushtuar pothuajse 1.5 milion trupa Rusisë
Lajme

Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë i ka kushtuar pothuajse 1.5 milion trupa Rusisë

September 1, 2026
Vrasja e Tupac, ish-kreu i një bande shpallet fajtor pas gati tre dekadash
Lajme

Vrasja e Tupac, ish-kreu i një bande shpallet fajtor pas gati tre dekadash

September 1, 2026
Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë
Lajme

Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?