By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
Lajme

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Momenti
Published: September 1, 2026

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja u bë publike të hënën, më 31 gusht, nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Abdixhiku deklaroi se pas shqyrtimit të emrave të propozuar, dy subjektet janë dakorduar për një kandidat të përbashkët.

“Nga të gjithë emrat që janë propozuar, jemi dakorduar për një emër – dhe ai është Prof. Dr. Bekim Sejdiu”, tha Abdixhiku.

Sejdiu ndërkohë ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin për të kandiduar për postin e presidentit, duke theksuar se vendimi është marrë në një situatë të veçantë politike për Kosovën.

“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, pra besimi që më kanë dhënë të dy partitë politike”, është shprehur ai.

Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së, kandidatura e Sejdiut nuk ka kaluar pa kundërshtime, përfshirë edhe brenda vetë LDK-së.

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Sejdiut. Ai ka theksuar se qëndrimi i tij nuk lidhet me arsye personale, por me vlerësimin e tij për rolin që duhet të ketë presidenti.

“Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, ka shkruar Hoti.

Në anën tjetër, përveç Abdixhikut, mbështetje publike për Sejdiun kanë shprehur edhe deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Anton Quni.

Deputeti Ermal Sadiku ka deklaruar se e mbështet kandidaturën në parim, por ka nënvizuar se duhet të merret parasysh edhe qëndrimi i strukturave të partisë. Çështja pritet të diskutohet të martën brenda LDK-së.

E paqartë mbetet edhe mënyra se si do të veprojnë PDK-ja dhe AAK-ja gjatë procesit të votimit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se LVV-ja dhe LDK-ja, në aspektin matematikor, i kanë numrat për ta tentuar zgjedhjen e Sejdiut. Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë që jo të gjithë deputetët e këtyre dy partive të jenë të pranishëm në sallë gjatë votimit.

Hamza ka theksuar se grupi parlamentar i PDK-së është unik dhe se deputetët e saj do t’i qëndrojnë qëndrimit të partisë.

PDK-ja, sipas tij, vazhdon të mos jetë pjesë e marrëveshjeve për krijimin e institucioneve, me përjashtim të çështjes së nënkryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë, nga AAK-ja kanë ardhur kritika për mënyrën se si po procedohet me seancën e Kuvendit.

Deputeti Burim Ramadani ka vënë në pikëpyetje vonesën në thirrjen e seancës pas marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së.

“Pse s’po e thirrin sot seancën e Kuvendit?”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka pretenduar se, nëse marrëveshja mes dy partive synon realisht tejkalimin e ngërçit institucional, atëherë Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë.

“Mos të ishte lojë me shtetin kjo marrëveshja dypartiake, Kuvendi do të konstituohej menjëherë SOT”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka hedhur gjithashtu pretendimin se marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së përfshin edhe ndarjen e posteve, duke shkruar: “Tash marrëveshjen për ndarje të posteve e kanë”.

The post Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Në Gjykatën Themelore nis sot rigjykimi i Endrit Nikës për vdekjen e Maria Clara Urdangaray
Sulm me thikë në Times Square: dy të vdekur, një person në gjendje kritike – policia qëlloi autoren e dyshuar
Pa kancer dhe viruse: Gjenet e jetëgjatësisë së lakuriqëve të natës mund të përmbajnë të dhëna për shëndetin e njeriut
Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
Aksident me fatalitet në Istog, një i vdekur e dy të lënduar

LEXO GJITHASHTU

Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut, 238 mijë nxënës rikthehen në bankat shkollore
Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut, 238 mijë nxënës rikthehen në bankat shkollore
TOP Momenti
Ujdia VV-LDK për Sejdiun, Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për të në PDK
Ujdia VV-LDK për Sejdiun, Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për të në PDK
TOP Momenti
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Cerrcë të Istogut
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Cerrcë të Istogut
TOP Momenti
Socialistët meritojnë të përqeshen
Socialistët meritojnë të përqeshen
TOP Momenti
Vdes ish-kryeministri francez Edouard Balladur
Vdes ish-kryeministri francez Edouard Balladur
Lajme

You Might Also Like

Zjarr në Rrugën B, një banesë përfshihet nga flakët (pamje)
Lajme

Zjarr në Rrugën B, një banesë përfshihet nga flakët (pamje)

September 1, 2026
Sulm masiv rus në Kiev, të paktën nëntë të vdekur
Lajme

Sulm masiv rus në Kiev, të paktën nëntë të vdekur

September 1, 2026
Zjarri në Rrugën B, një banesë përfshihet nga flakët (pamje)
Lajme

Zjarri në Rrugën B, një banesë përfshihet nga flakët (pamje)

September 1, 2026
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
Lajme

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?