By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i Petrit Kllokoqit pasi u ngjit në Everest: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i Petrit Kllokoqit pasi u ngjit në Everest: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës
Lajme

“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i Petrit Kllokoqit pasi u ngjit në Everest: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

Momenti
Published: May 19, 2026

Everesti, maja më e lartë e botës me një lartësi prej 8848 metrash, është shkelur nga shqiptari i Kosovës Petrit Kllokoqi, sipërmarrës dhe kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, i cili këtë të martë, më 19 maj, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Everesti, për emisionin “Rudina”, në TV Klan.

Në lidhje direkte nga Everest Base Camp, ai e përshkroi këtë eksperiencë 45 ditore si një nga më të paharrueshmet e jetës së tij, duke përfshirë edhe faktin që kjo ekspeditë konsiderohet si një nga më të rrezikshmet, pasi njerëzit që e ndërmarrin këtë iniciativë mund të humbasin edhe jetën gjatë rrugës.

Your browser does not support the video tag.

“Everesti është një risk shumë i madh sepse çdo vit humbasin jetën 10-30 persona gjatë ekspeditës. Fatkeqësisht, prej grupit tonë tre vetë humbën jetën gjatë kësaj ekspedite, pasi akullnajat u shembën dhe është shumë e rrezikshme. Njëri ishte 24-vjeçar dhe nuk ishte i lidhur. Shpresoj të mos kemi më humbje jete sepse është shumë e rëndë, sepse ke për të kaluar edhe nëpër trupa të vdekur, të cilët janë të ngrirë dhe të mbetur aty, sepse nuk depërton helikopteri për t’i tërhequr trupat.”

Kllokoqi e konsideroi ngjitjen në majën më të lartë të botës si një dhuratë për kombin shqiptar, për ta çuar flamurin në pikën më të lartë të Tokës.

“Jam nisur për flamurin, por kur kam mbërritur nëpër pika shumë të rënda, të them të drejtën, shikoja në telefon vajzën time dhe thoja pse po ia bëj këtë, por kur e shihja nga ana tjetër flamurin, të cilin e mbaja në gjoks dhe dëgjoja këngë patriotike, nuk doja të dorëzohesha deri në majë.”

Ai u shpreh se kjo ishte sfida më e vështirë që ka pasur në jetë, sepse sipas tij duhet të jesh i përgatitur fizikisht dhe shumë më i përgatitur mendërisht.

“Ajo që mëson nga këto ekspedita është se kur kthehesh në vendin tënd, ia di vlerën oksigjenit, pasi aktualisht ndodhem me 40-45% oksigjen më të ulët se atje, ndërsa në pikën më të lartë oksigjeni është 80% më i ulët. Ti kupton vlerën e jetës, pasi mbi 7 mijë metra hyn në zonën e vdekjes, ku na është dashur të përdorim maska oksigjeni.”

Ai përmendi se për ngjitjen në Everest i është dashur një fazë përgatitore që përfshinte ngjitjen në male në Shqipëri, Kosovë, Europë dhe në Afrikë, Kilimanxharo.

“Më është dashur që për një vit të lë komplet alkoolin dhe për 60 ditë të lë duhanin. Më është dashur të merrem me familjen, për t’i përgatitur nga ana psikike, sepse kjo është ngarkesë edhe për familjen. Ngjitja në Everest nuk fillon kur vjen në Nepal, por fillon që në familje.”

Më herët, Petrit Kllokoqi ka realizuar edhe ngjitjen në Mont Blanc, një nga majat më të larta dhe më të njohura të Europës. Përmes kësaj eksperience, ai dëshmoi pasionin e tij për alpinizmin dhe aventurat ekstreme, ndërsa ngjitja në Everest erdhi si një tjetër hap i rëndësishëm dhe kulminant në rrugëtimin e tij drejt majave më të famshme të botës./TCH

The post “Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i Petrit Kllokoqit pasi u ngjit në Everest: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti

You Might Also Like

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 

August 7, 2026
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?