By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas tre vitesh Shqipëria zyrtarisht me Ambasador të SHBA në Tiranë, Eric Wendt dorëzon sot kredencialet te Begaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas tre vitesh Shqipëria zyrtarisht me Ambasador të SHBA në Tiranë, Eric Wendt dorëzon sot kredencialet te Begaj
TOP Momenti

Pas tre vitesh Shqipëria zyrtarisht me Ambasador të SHBA në Tiranë, Eric Wendt dorëzon sot kredencialet te Begaj

Momenti
Published: September 26, 2026

Këtë të shtunë, Eric Wendt do të dorëzojë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj në një ceremoni të planifikuar në orën 11:00. Pas ceremonisë, presidenti dhe ambasadori i ri amerikan do të zhvillojnë edhe një takim kokë më kokë.

Pas një periudhe gati trevjeçare pa ambasador të emëruar, Shtetet e Bashkuara rikthejnë përfaqësimin e plotë diplomatik në Shqipëri me nisjen e mandatit të Eric Wendt në Tiranë.

Ai pason Yuri Kim, e cila përfundoi misionin e saj në qershor të vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, drejtimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë e ka mbajtur Nancy VanHorn në cilësinë e të ngarkuarës me punë.

Emërimi i Eric Wendt u propozua nga Presidenti Donald Trump, ndërsa më 6 gusht mori miratimin e Senatit amerikan. Ai mbërrin në Shqipëri me një karrierë të ndërtuar kryesisht në fushën ushtarake dhe të sigurisë, pas më shumë se 34 vitesh shërbim në ushtrinë amerikane. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Forcat Speciale “Green Berets”, ndërsa ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s.

Gjatë dëgjesës së tij në Senat më 20 maj, Wendt prezantoi prioritetet që do të udhëheqin mandatin në Shqipëri. Ai veçoi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si edhe forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë kibernetike.

Në të njëjtën dëgjesë, ambasadori i ri shprehu mbështetjen për SPAK-un, duke vlerësuar bashkëpunimin e Strukturës së Posaçme me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas tij, roli i SPAK mbetet thelbësor për aq kohë sa institucioni ruan pavarësinë dhe mbetet i paprekur nga ndikimet politike.

Kalendari i angazhimeve të tij në Tiranë përfshin edhe pritjen zyrtare të 2 tetorit, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të politikës shqiptare nga të gjitha krahët./euronews/al/

You Might Also Like

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve

LEXO GJITHASHTU

Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
TOP Momenti
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Lajme
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
TOP Momenti
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Lajme
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Lajme

You Might Also Like

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
TOP Momenti

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi

September 27, 2026
Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
TOP Momenti

Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së

September 27, 2026
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
TOP Momenti

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

September 27, 2026
“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë
TOP Momenti

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?