By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas menopauzës gratë janë më të rrezikuara nga këto sëmundje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas menopauzës gratë janë më të rrezikuara nga këto sëmundje
TOP Momenti

Pas menopauzës gratë janë më të rrezikuara nga këto sëmundje

Momenti
Published: June 14, 2026









Menopauza është ajo periudhë e jetës së gruas kur ndërpritet cikli menstrual. Më parë kjo periudhë fillonte pas moshës 50 vjeçare të gruas, por sot, shumq vajza të reja futen në këtë cikël. Menopauza është një proces i natyrshëm biologjik kur gruaja përfundon me pjellorinë (ovulacionin), por përsëri është e shëndetshme, vitale dhe seksualisht aktive. Tek një numër i madh i grave shfaqen valë nxehtësie, paqëndrueshmëri emocionale (nervozizëm), pagjumësi, rënie të përqëndrimit, rënie të vitalitetit dhe ndjenjë depresioni. Në rast se keni ndonjë nga këto simptoma, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga gjinekologu juaj. Ai mund t’ju rekomandojë të ndryshoni stilin e jetës ose t’ju këshillojë të merrni terapi për zëvendësimin e hormoneve. Megjithatë menopauza mund t’ju diktojë edhe disa probleme shëndetësore që nuk duhen injoruar.

Your browser does not support the video tag.


Osteoporoza


Gjatë periudhës së menopauzës, shpesh shfaqet edhe osteoporoza, e cila është 4 herë më e shpeshtë tek gratë gjatë kësaj periudhe. Aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, mund t’ju ndihmojë në uljen e rrezikut të osteoporozës. Duke konsumuar shumë fruta dhe perime të cilat janë të pasura me vitamina (vitaminë D2, D3) mund të parandaloni humbjen e dendësisë së kockës. Gjithashtu është e rëndësishme ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve të diellit.


Kanceri i gjirit


Një nga faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit tek gratë është mosha. Rreth 95 % e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit janë mbi moshën 40 vjeçare, ndërsa gjysma e tyre mbi moshën 61 vjeçare. Çdo grua në menopauzë duhet të bëjë kontrolle të detyrueshme mamografike të gjirit.


Kanceri endometrial dhe kanceri ovarian


Kanceri endometrial sipas numrit të regjistruar të pacienteve është një nga llojet më të shpeshta të kancerit të cilat shfaqen në popullatën femërore në menopauzë. Tek një numër i konsiderueshëm i grave tek të cilat është shfaqur gjakderdhje pas menopauzës, janë diagnostikuar ndryshime endometriale nga parakancerogjene deri në kancerogjene. Në periudhën e para menopauzës dhe menopauzës, rritet mundësia e shfaqjes së kancerit ovarian. Prandaj gjatë menopauzës gratë duhet të kryejnë kontrolle të rregullta gjinekologjike një herë në vit. Ky kontroll përfshin PAP testin dhe kontrollin me ultratingull. Pacientet të cilat marrin për një kohë të gjatë terapi kontraceptive kanë rrezik të ulët të kancerit ovarian dhe endometrial.


Sëmundjet kardiovaskulare


Sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundje karakteristike për popullatën mashkullore. Por pas moshës 50 vjeçare ky raport ndryshon , dhe sëmundjet e zemrës shfaqen si tek gjinia mashkullore ashtu edhe tek gjinia femërore. Shkak për këtë është estrogjeni i cili luan një rol mbrojtës kur bëhet fjalë për shëndetin kardiovaskular të gruas. Në menopauzë, kur niveli i estrogjenit bie, rritet reziku i këtyre sëmundjeve. Prandaj, gratë në menopauzë, duhet të bëjnë kujdes edhe për shëndetin e sistemit kardiovaskular, dhe duhet të fillojnë të kryejnë kontrolle të rregullta të zemrës, me anë të të cilave do të parandalojnë komplikime më serioze siç është sulmi në zemër.


source

You Might Also Like

BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO
Prokuroria: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas në Malishevë
“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës
“Talir 2” para vjetërsimit, Gjykata e Apelit duhet të vendosë deri më 31 gusht
Pas gati pesë vitesh nga tragjedia, sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

LEXO GJITHASHTU

Gjykata vendos sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjykata vendos sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lajme
NGA HUGO NË FORMULA 1: NJË EKSPERIENCË EKSKLUZIVE VIP, NË ITALI
NGA HUGO NË FORMULA 1: NJË EKSPERIENCË EKSKLUZIVE VIP, NË ITALI
Lajme
Detaje nga vrasja në Malishevë, dalin edhe fotografitë e çiftit
Detaje nga vrasja në Malishevë, dalin edhe fotografitë e çiftit
Lajme
PDK e Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, studentët paralajmërojnë se nuk do të heshtin përballë krizës institucionale
PDK e Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, studentët paralajmërojnë se nuk do të heshtin përballë krizës institucionale
Lajme
Kryeministri britanik mbërrin në Ukrainë, i dorëzon Kievit planet për raketa me rreze të gjatë veprimi
Kryeministri britanik mbërrin në Ukrainë, i dorëzon Kievit planet për raketa me rreze të gjatë veprimi
Lajme

You Might Also Like

Zhduket një person në Gjakovë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Zhduket një person në Gjakovë, rasti po hetohet

August 24, 2026
Gruaja raportohet e zhdukur në Drenas, gjendet një ditë më vonë
TOP Momenti

Gruaja raportohet e zhdukur në Drenas, gjendet një ditë më vonë

August 24, 2026
Gruaja raportohet e zhdukur në Drenas, gjendet një ditë më vonë
TOP Momenti

Gruaja raportohet e zhdukur në Drenas, gjendet një ditë më vonë

August 24, 2026
Qytetarët e RMV-së sërish do të mund të aplikojnë për viza të emigrantëve në SHBA
TOP Momenti

Qytetarët e RMV-së sërish do të mund të aplikojnë për viza të emigrantëve në SHBA

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?