By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas gjetjes së mbetjeve mortore, reagon djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vitesh po afrohemi drejt së vërtetës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas gjetjes së mbetjeve mortore, reagon djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vitesh po afrohemi drejt së vërtetës
TOP Momenti

Pas gjetjes së mbetjeve mortore, reagon djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vitesh po afrohemi drejt së vërtetës

Momenti
Published: July 29, 2026




Foto: Laura Hasani





Pas gjetjes së mbetjeve mortore gjatë gërmimeve në zonën e Kalludrës në Zubin Potok, ka reaguar Erblin Ademi, djali i kirurgut të zhdukur, Adem Ademi, i cili ishte pjesë e grupit prej 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.


Në një postim publik, Ademi ka bërë të ditur se për 27 vjet kishte zgjedhur të mos fliste për rastin e babait të tij dhe të grupit të intelektualëve, por zhvillimet e fundit e kanë shtyrë ta thyejë heshtjen.


“Sot është një ditë me ndjenja të përziera për mua dhe familjen tonë. Nga njëra anë ndjejmë dhimbje të madhe, sepse pas 27 vitesh po përballemi sërish me realitetin e hidhur se babai ynë, së bashku me 22 persona të tjerë, u vranë dhe u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë”, shkruan ai.


Ai kujton se babai i tij ishte kirurg dhe mjek i respektuar, i cili ia kushtoi jetën shpëtimit të njerëzve dhe, gjatë luftës, ndihmoi në trajtimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Sipas tij, familja kishte jetuar për gati tri dekada me pritje, ankth dhe pa përgjigje për fatin e babait të tij, ndërsa thekson se që nga paslufta kishin pasur informacione se grupi ishte vrarë në zonën ku tani po zhvillohen gërmimet.


“Pas arrestimit të personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në këtë krim dhe fillimit të gërmimeve, duket se më në fund po afrohemi drejt zbardhjes së së vërtetës. Megjithatë, presim që të respektohen të gjitha procedurat institucionale dhe të mjekësisë ligjore, duke u bërë identifikimi zyrtar i mbetjeve mortore me profesionalizëm dhe dinjitet”, shkruan Ademi.


Ai e cilëson rastin si një masakër dhe krim të rëndë, duke theksuar se familjet e viktimave kanë përjetuar për 27 vjet një dhunë të vazhdueshme psikologjike, pa e ditur se ku prehen më të dashurit e tyre.


“Sot ndjejmë një lloj lehtësimi, jo sepse dhimbja ka kaluar, por sepse më në fund mund t’i japim fund pasigurisë. Të dish ku pushon njeriu yt dhe ta nderosh me dinjitet është një e drejtë themelore njerëzore që neve na është mohuar për gati tri dekada”, shprehet ai.


Në reagimin e tij, Erblin Ademi kërkon gjithashtu që drejtësia të vihet në vend, duke insistuar që të gjithë autorët dhe përgjegjësit e krimit të mbajnë përgjegjësi.


“Ne jemi këmbëngulës që të gjithë autorët e këtij krimi, të gjithë ata që urdhëruan, morën pjesë, fshehën këtë masakër apo mbrojtën përgjegjësit, të përballen me drejtësinë dhe të marrin dënimin e merituar. Vetëm atëherë mund të themi se është hedhur një hap i plotë drejt drejtësisë, sepse pa drejtësi nuk ka paqe të vërtetë”, shkruan ai.


Në fund të postimit, ai thekson se flet jo vetëm në emër të familjes së tij, por edhe të të gjitha familjeve që prej 27 vitesh kërkojnë fatin e të dashurve të tyre, duke shprehur shpresën se edhe ato do ta mësojnë një ditë të vërtetën.


“Babai im nuk do të kujtohet vetëm për mënyrën se si u nda nga jeta, por mbi të gjitha për mënyrën se si jetoi. Ai ishte një njeri që shpëtonte jetë, një mjek i përkushtuar dhe një baba i dashur. Kjo është trashëgimia që na ka lënë dhe arsyeja pse do ta kujtojmë gjithmonë me krenari”, përfundon postimi i Erblin Ademit.


source

You Might Also Like

“Fenomen i çuditshëm” në Gjirin e Lalzit, pamjet bëhen virale (Video)
Hetemi: Mbi 80 për qind e shqiptarëve të vrarë në Kosovë ishin civilë
Emërimi i Fetait në Bruksel, reagon Osmani: Krijimi i një kanali paralel politik po e dëmton diplomacinë shtetërore
Dyshimet për varrezën masive në Zubin Potok, flet djali i njërit prej 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës
Kurti në 25-vjetorin e rënies së Tahir Sinanit: UÇK-së iu bashkua një nga oficerët më të aftë dhe më të dobishëm

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
TOP Momenti

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

July 29, 2026
MPB: Janë sanksionuar 43 shoferë për moslëshimin e automjeteve me përparësi kalimi
TOP Momenti

MPB: Janë sanksionuar 43 shoferë për moslëshimin e automjeteve me përparësi kalimi

July 29, 2026
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përplasen kamioni dhe vetura
TOP Momenti

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përplasen kamioni dhe vetura

July 29, 2026
Një fabrikë në Gjakovë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit
TOP Momenti

Një fabrikë në Gjakovë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

July 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?