Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Tëvë1, në vendin e ngjarjes shihet se dy automjetet janë përplasur, ndërsa në lokacion ka arritur edhe ekipi i ambulancës për të ofruar ndihmë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo numri i saktë i personave të përfshirë në këtë aksident.
Si pasojë e aksidentit, në këtë pjesë të autostradës është krijuar ngarkesë në qarkullim, ndërsa njësitë kompetente kanë dalë në terren për ta trajtuar rastin.
Tëvë1 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me aksidentin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

