By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paralajmërimi i Trumpit, a do ta thyejë ai protokollin e vendosur në vitin 1979?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paralajmërimi i Trumpit, a do ta thyejë ai protokollin e vendosur në vitin 1979?
Lajme

Paralajmërimi i Trumpit, a do ta thyejë ai protokollin e vendosur në vitin 1979?

Momenti
Published: May 21, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të flasë me udhëheqësin tajvanez, Lai Ching-teo, rreth një shitjeje të mundshme armësh, çka do të përfaqësonte një largim të madh nga tradita diplomatike, raporton BBC.

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit nuk kanë folur drejtpërdrejt që nga viti 1979, kur Washingtoni ndërpreu marrëdhëniet zyrtare me Tajvanin dhe njohu qeverinë në Pekin.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e pushtimit të tij me forcë. Lai, i cili mori detyrën në vitin 2024, po udhëheq një nga përpjekjet më të fuqishme të viteve të fundit për të forcuar mbrojtjen e ishullit.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur prej kohësh Tajvanin dhe janë të detyruara ligjërisht t’i sigurojnë atij mjetet për të mbrojtur veten, por duhet të balancojnë me kujdes marrëdhënien e tyre diplomatike me Kinën.

I pyetur nëse planifikonte të fliste me Lai-n përpara se të vendoste për shitjen e armëve nga SHBA-ja, Trump u përgjigj të mërkurën: “Do të flas me të. Po flas me të gjithë… do të punojmë për këtë, për çështjen e Tajvanit.”

Në të njëjtën kohë, ai e përshkroi marrëdhënien e tij me Presidentin kinez Xi si “të jashtëzakonshme”, pas një samiti dy-ditor të mbajtur në Pekin javën e kaluar.

SHBA-të miratuan Aktin e Marrëdhënieve me Tajvanin në vitin 1979, sipas të cilit Uashingtoni mund t’i “ofrojë Tajvanit armë mbrojtëse” — prandaj vazhdon t’i shesë armë ishullit.

‘Do të marr një vendim së shpejti’

Paketa e mundshme prej 14 miliardë dollarësh (10.4 miliardë paund) thuhet se përfshin pajisje kundër dronëve dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Trump tha se ende nuk kishte vendosur nëse shitja do të miratohej.

Sipas Financial Times, Pekini aktualisht po bllokon një vizitë të propozuar nga zyrtari më i lartë i politikave të Pentagonit, Elbridge Colby , duke thënë se nuk mund ta miratojë atë derisa Trump të vendosë se si të vazhdojë me shitjen e armëve.

Javën e kaluar, ndërsa kthehej nga Pekini me Air Force One pas takimit me Xi, Trump u pyet edhe për shitjen e armëve në Tajvan. Ai u përgjigj se do të “merrte një vendim mjaft shpejt”.

“Duhet të flas me personin që aktualisht, e dini kush, drejton Tajvanin”, tha ai.

Gjatë vizitës së Trump në Pekin, Kina e bëri të qartë se Tajvani ishte një nga çështjet kryesore në marrëdhëniet me SHBA-në, me Xi që paralajmëroi për mundësinë e “konfliktit” midis dy superfuqive nëse çështja keqmenaxhohet.

Dhe ndërsa Trump hodhi poshtë mundësinë e një konflikti SHBA-Kinë për ishullin, ai tha se Xi ka një “pozicion shumë të fortë” ndaj Tajvanit. “Unë nuk jam i përkushtuar ndaj asnjërës palë”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One javën e kaluar.

Pas takimit Trump-Xi, Lai tha se Tajvani është një “shtet sovran, i pavarur dhe demokratik” dhe se paqja në Ngushticën e Tajvanit nuk do të “sakrifikohet ose shkëmbehet”.

Lai theksoi gjithashtu se shitjet e armëve nga SHBA-ja janë “një faktor kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”.

Kjo nuk është hera e parë që Trump ka devijuar nga tradita. Në vitin 2016, si president i sapozgjedhur, ai foli me udhëheqësen e atëhershme tajvaneze Tsai Ing-wen . Kina më pas paraqiti një ankesë në Washington.

Trump tha gjithashtu se kishte diskutuar shitjet e armëve me Xi-në “me shumë detaje” – gjë që, nëse është e vërtetë, do të ishte një tjetër shmangie e habitshme nga politika amerikane.

Që nga viti 1982, SHBA-të e kanë siguruar Tajvanin se nuk do të konsultohet me Pekinin për shitjen e armëve në ishull. Por kur Trump u pyet për këtë angazhim pas kthimit të tij nga Pekini, ai tha se vitet 1980 ishin “shumë kohë më parë”.

Dhjetorin e kaluar, SHBA-të miratuan një shitje armësh Tajvanit me vlerë 11 miliardë dollarë, ose rreth 8.2 miliardë paund – një nga më të mëdhatë ndonjëherë – gjë që e zemëroi Pekinin.

Tajvani ka rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes nën Presidentin Lai për t’iu përgjigjur presionit ushtarak në rritje nga Kina.

Shumë tajvanezë e konsiderojnë veten anëtarë të një kombi të veçantë, megjithëse shumica mbështesin ruajtjen e status quo-së, në të cilën Tajvani as nuk shpall pavarësinë nga Kina dhe as nuk bashkohet me të.

The post Paralajmërimi i Trumpit, a do ta thyejë ai protokollin e vendosur në vitin 1979? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?