By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paraburgim ndaj dy të pandehurve, për vrasjen në Prizren
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paraburgim ndaj dy të pandehurve, për vrasjen në Prizren
TOP Momenti

Paraburgim ndaj dy të pandehurve, për vrasjen në Prizren

Momenti
Published: June 16, 2026

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 14.07.2026, për shkak të dyshimi të bazuar se i pandehuri Sh. O., ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje si dhe ndaj të dyshuarës A. O., , për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: i pandehuri Sh. O. dhe i mituri A:O.,, më datë 14.06.2026, në fshatin Kobaj, Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje dhe me dashje privojnë nga jeta viktimën A.O. dhe me atë rast vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit I.O., të shtyrë nga e dyshuara A.O. – nëna të pandehurve, në atë mënyrë që pas një konflikti të mëhershëm të lindur nga mosmarrëveshjet, fillimisht përfshihen në një konflikt verbal e më pas fizik me viktimat A.O. dhe I.O., të cilët përdorin mjete të mprehta – thika, i sulmojnë dhe i godasin ata.

Your browser does not support the video tag.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit, për vrasjen në Prizren

Si pasojë e goditjeve të marra me thikë në pjesën e gjoksit, viktima A.O. ndërron jetë, ndërsa i dëmtuari I.O. pëson lëndime të rënda trupore, të rrezikshme për jetën, për çka është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Duke marrë parasysh provat materiale, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet janë në fazën fillestare, dhe të pandehurit me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të fshihen apo ipen në arrati, apo të ndikojnë në dëshmitarë dhe në prova,, duke pamundësuar zhvillimin e rregullt të procedurës penale, në këtë rast caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, po ashtu mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, me këmbëngulësi dhe vendosmëri të pandehurit Sh.O., dhe i mituri A.O,, të shtyrë nga e pandehura A:O., (nëna e tyre), duke përdorur mjetet të mprehta përfshihen në një konflikt fillimisht verbal dhe pastaj fizik, me viktimën A.O., dhe të dëmtuarin I.O., si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta, viktima A.O., ndërron jetë në vendin e ngjarjes, kurse i dëmtuari I.O., merr lëndime trupore, këto tregojnë se me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i lartë që mund të përsëriten vepra penale të kësaj natyre.

Shënim: Me datë 15.06.2026, në Departamentin për të Mitur, për këtë ngjarje ndaj të mituri A.O., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje. /Telegrafi/

You Might Also Like

Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

LEXO GJITHASHTU

Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Lajme
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Lajme
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Lajme
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
TOP Momenti

You Might Also Like

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas
TOP Momenti

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas

August 25, 2026
Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit
TOP Momenti

Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit

August 25, 2026
​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
TOP Momenti

​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

August 25, 2026
BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën
TOP Momenti

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?