By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Palatova: BE pret frymë kompromisi për krijimin e institucioneve pas 7 qershorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Palatova: BE pret frymë kompromisi për krijimin e institucioneve pas 7 qershorit
Lajme

​Palatova: BE pret frymë kompromisi për krijimin e institucioneve pas 7 qershorit

Momenti
Published: May 21, 2026

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se Komisioni Evropian do t’i përdorë informatat për Kosovën nga anketa e fundit rajonale e drejtësisë, që është bërë nga Banka Botërore, për ta matur progresin e reformave që i ka bërë vendi.

Sipas anketës, qytetarët mendojnë se korrupsioni është më i pakët në sistemin e drejtësisë, ndërsa bizneset e thonë të kundërtën. Po ashtu, gjetja tjetër është se besimin në sistemin gjyqësor ka shënuar një rritje prej 6 për qind, në matjet e vitit 2025, krahasuar me ato të 2025në gjykata

Pos kësaj, Palatova deklaroi se Unioni Evropian mirëpret formimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, në mënyrë që, sic tha, të ecet përpara me reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE.

Ajo, po ashtu, tha se BE pret një frymë kompromisi në krijimin e këtyre institucioneve.

“Jemi duke analizuar me kujdes të madh informatat e mbledhura nga ky pyetësor sepse kjo flet për nivelin e efikasitetit, barazinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë se si po funksionon sistemi i drejtësisë praktikisht. Kjo na jep pasqyrë të pastër dhe të mirë dhe kjo më pastaj futet në raportin vjetor për të gjitha shtetet, përfshirë Kosovën dhe sidomos nga njëra anë vlerësimi dhe në anën tjetër rekomandimet për avokimin tonë, reformat e kërkuara nga palët e ndryshme të interesit të sistemit të sundimit të ligjit për shkak të objektivave afatmesme të Kosovë që të fillojë negociatat për anëtarësim, gjërat thelbësore në këtë drejtim që të përcaktohen nga metodologjia e Komisionit Evropian janë saktësisht grupi 1 që janë fundamentale dhe kjo i mbulon kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me gjyqësorin dhe sundimin e ligjit”, ka theksuar Palatova.

Ajo ka shtuar se do ta mirëpresim formimin e institucioneve politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ku shpresojmë se ky proces mund udhëhiqet nga fryma e kompromisit dhe uroj që shumë shpejtë Kosova të ketë institucione të cilat mund t’i çojnë përpara reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, tha se raport i Bankës Botërore ka rëndësi të veçantë sepse u ndihmon institucioneve kosovare jo vetëm të identifikojë progresin e arritur, por edhe të adresojnë sfidat, në kuptim të përmirësimit dhe avancimit në fushën e sundimit të ligjit.

Nimoni: Gjetjet e kësaj ankete tregojnë se në 5 vitet e fundit ka pasur zhvillime pozitive në sistemin e drejtësisë

“Gjetjet e kësaj ankete tregojnë se nga viti 2020 deri në vitin 2025 ka pasur zhvillime pozitive në disa dimensione kyçe të sistemit të drejtësisë në Kosovë e cila është mjaft inkurajuese. Kjo për ne është inkurajuese për të vazhduar me përkushtimin tonë të palëkundur drejt reformave. Sic edhe dihet, në vitet e fundit Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapa konkret dhe substancialë në reformimin e sektorit të drejtësisë. Në veçanti do të veçoja reformat tashmë të jetësuara, siç është reforma në Këshillin Prokurorial që po gjen zbatim të suksesshëm por gjithashtu edhe reforma të tjera përfshirë pakon e ligjeve që ndërlidhen me Deklaratën e Përbashkët të Zotimit dhe procese të rëndësishme të konsolidimit të sundimit të ligjit”, tha Nimoni.

Nomni theksoi se raporti identifikon qartë disa sfida serioze që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, siç janë kohëzgjatja e procedurave gjyqësore, nevoja për rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve, forcimi i besimit të bizneseve në sistemin e drejtësisë dhe rritja e vetëdijesimit për ndihmën juridike falas.

“Po ashtu, perceptimet në lidhje me korrupsionin dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm në sistemin gjyqësor mbeten sfida që nuk mund të injorohen. Pikërisht këto gjetje në këtë raport mbeten jo vetëm si një reflektim i gjendjes aktuale por edhe rekomandime të rëndësishme që duhet marrë parasysh në veprimet tona tutje”, tha ai.

Kurse, specialisti i lartë i kësaj fushe në Bankën Botërore, Klaus Decker, tha se sa i përket pavarësisë së sistemit të drejtësisë, rezultatet janë interesante, ku i krahasoi të dhënat nga vitit 2020 me anketën e vitit 2025, për të cilat tha se qytetarët, gjyqtarët e prokurorët shohin zhvillime pozitive, ndërsa bizneset dhe avokatët janë më kritikues.

“Siç edhe u përmend, anketa ka përfshirë dimensione të ndryshme të performancës së shërbimeve të drejtësisë në Kosovë. Efikasiteti, kualiteti, pavarësia dhe të tjera. Sa i përket pavarësisë së sistemit të drejtësisë, rezultatet janë interesante. Nëse e bëjmë një krahasim në mes vitit 2020 dhe 2025, shohim se qytetarët shohin zhvillime pozitive. Bizneset e shohin rezultatin më negativ ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët në përgjithësi shohin zhvillime pozitive. Ndërkohë që avokatët janë më kritikues. Sa i përket korrupsionit në sistemin e drejtësisë, perceptimet në e bizneseve janë se rastet e korrupsionit janë të pranishme në sistemin gjyqësor dhe ajo që shohim është se për qytetarët ka zhvillim pozitiv, nuk do të thotë se ka më shumë korrupsion, por ka perceptim më pak se sa herën e kaluar. Roli i mediave normalisht është shumë i rëndësishëm kur flasim për perceptimin e shërbimeve të drejtësisë në Kosovë. Ajo çka kemi parë është një trend ku besimi i qytetarëve në media ka rëndë nga 69 për qind në vitin 2020 në 57 për qind në vitin 2025 ndërsa që besimi në sistemin gjyqësor në periudhën e njëjtë kohore është rritur më 6 për qind, nga 59 për qind në vitin 2020 në 65 për qind në vitin 2025”, u shpreh Decker. /KP/

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?