By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pakistani: Marrëveshja SHBA-Iran mund të finalizohet brenda 24 orëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pakistani: Marrëveshja SHBA-Iran mund të finalizohet brenda 24 orëve
Lajme

Pakistani: Marrëveshja SHBA-Iran mund të finalizohet brenda 24 orëve

Momenti
Published: June 13, 2026

Kushtet e një marrëveshjeje të mundshme që mund t’i japë fund luftës mes SHBA-së dhe Iranit ende nuk janë bërë plotësisht të qarta, por një nga ndërmjetësuesit kryesorë sinjalizoi sot se ajo mund të finalizohet brenda “24 orëve të ardhshme”.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër një marrëveshjeje paqeje se tani”, shkroi në platformën X kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif. Ai shtoi se, nëse marrëveshja finalizohet, ajo do të nënshkruhet menjëherë në mënyrë elektronike, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Sipas Sharifit, pas nënshkrimit do të pasojnë “bisedime në nivel teknik javën e ardhshme”.

Your browser does not support the video tag.

Një burim i njohur me negociatat i tha gjithashtu CNN-it se nënshkrimi elektronik i marrëveshjes pritet të ndodhë deri në fund të ditës së nesërme, madje mund të ndodhë edhe më herët. Burimi tha se ekziston një dëshirë e përbashkët që nënshkrimet të sigurohen sa më shpejt, në mënyrë që procesi të mos pengohet apo dështojë.

CNN ka kërkuar koment nga Shtëpia e Bardhë.

“Jemi të bindur se kjo marrëveshje historike paqeje do të krijojë një bazë të fortë për paqe afatgjatë”, tha Sharif në postimin e tij.

Ndërkohë, edhe pse kushtet e marrëveshjes së mundshme nuk janë bërë publike zyrtarisht, një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha CNN-it se korniza e saj do të përfshijë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane.

Sipas të njëjtit zyrtar, marrëveshja do të sjellë gjithashtu fundin e disa presioneve ekonomike ndaj Iranit, si dhe çmontimin e programit bërthamor të Teheranit.

Megjithatë, detajet teknike për mënyrën se si do të hiqet stoku iranian i uraniumit të pasuruar në nivel të lartë ende nuk janë përcaktuar, tha një tjetër zyrtar i lartë i administratës amerikane për CNN.

source

You Might Also Like

Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Dy të rinjtë ranë nga gomonia, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll
Të paktën 15 të vrarë në Kiev, ndërsa Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore

LEXO GJITHASHTU

Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
TOP Momenti
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
TOP Momenti
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
TOP Momenti
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
TOP Momenti
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Lajme

You Might Also Like

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Lajme

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

August 20, 2026
Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut
Lajme

Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut

August 20, 2026
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator
Lajme

Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator

August 20, 2026
Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim
Lajme

Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?