By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Padi për shpifje”, Rama reagon sërish ndaj Dejona Mihalit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Padi për shpifje”, Rama reagon sërish ndaj Dejona Mihalit
TOP Momenti

“Padi për shpifje”, Rama reagon sërish ndaj Dejona Mihalit

Momenti
Published: June 18, 2026

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar sërish ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke e akuzuar për gjuhë përçarëse, shpifje dhe fushatë diskreditimi ndaj tij dhe figurave publike.

Në një deklaratë publike, Rama tha se po përgatit padi për shpifje, duke theksuar se do ta dërgojë çështjen në Prokurori.

Your browser does not support the video tag.

Ai akuzoi Mihalin dhe struktura të afërta me VV-në se, sipas tij, veprojnë përmes “brigadave të rrjeteve sociale dhe profileve të rreme” me qëllim përçarjen e opinionit publik.

“Po përgatitet padi për shpifje… kush mendon se mund të më ndalë me kërcënime e shantazhe, e ka gabim”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se do të vazhdojë të flasë kundër atyre që i konsideron “të dëmshëm për vendin”.

Your browser does not support the video tag.

Ai ngriti gjithashtu akuza më të gjera politike ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se partia në pushtet po tenton, sipas tij, të kontrollojë institucionet, gjyqësorin dhe mediat, si dhe të kufizojë zërin kritik në publik.

Rama paralajmëroi se, sipas tij, vendi po hyn në një “fazë të rrezikshme të normalizimit të mentalitetit totalitar”, duke theksuar se gjyqësori i pavarur dhe mediat janë, siç u shpreh ai, pengesa ndaj pushtetit absolut.

Ai kritikoi edhe raportet e pushtetit me mediat dhe institucionet e pavarura, duke përmendur rastet e fundit në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe duke i lidhur ato me një strategji më të gjerë politike për kontroll të informacionit.

Në fund të deklaratës, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë mbi drejtimin politik të vendit, duke paralajmëruar rreziqe për demokracinë dhe institucionet shtetërore./Telegrafi.

You Might Also Like

Kelmendi zbulon kushtet e LDK-së për formimin e institucioneve: Gazi amerikan dhe ligji për shtetësi  
​Mot me diell dhe temperatura deri në 25°C
“Këndi i Debatit” – 03.07.2026
Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë
Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit për të akuzuarit rreth mashtrimeve me derivate

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Egjipti me kualifikim historik
TOP Momenti

Egjipti me kualifikim historik

July 4, 2026
Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret
TOP Momenti

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

July 4, 2026
FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”
TOP Momenti

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

July 4, 2026
Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij
TOP Momenti

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

July 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?