Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, po vazhdon fushatën zgjedhore me tubime me qytetarët në disa komuna të vendit.
Sipas njoftimit, Osmani sot do të mbajë takime në Obiliq në orën 17:00 në Sheshin “Adem Preniqi”, në Vushtrri në orën 18:00 në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Podujevë në orën 19:30 në Sheshin e Qytetit, si dhe në Prishtinë në orën 20:30 në degën 3, në shkollën “Ismail Qemali”.

