By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në
TOP Momenti

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Momenti
Published: May 21, 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shaban Osmanaj, ka deklaruar se subjekti i tij politik po synon fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Osmanaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur tri herë mundësinë për të qeverisur me mbështetje të madhe qytetare, por sipas tij, nuk ka arritur të krijojë institucionet e nevojshme.

Ai është shprehur se qytetarët mund të lodhen nga situata politike dhe të ndëshkojnë edhe VV-në, ashtu siç, sipas tij, kanë ndëshkuar më parë LDK-në.

Your browser does not support the video tag.

“Po garojmë për fitore dhe mendoj se qytetari i Republikës së Kosovës ka bërë mirë që ka sjellë ndryshim dhe që Vetëvendosja e ka marrë pushtetin, sepse ne e dimë që ka qenë parti rebele. Qytetari e ka parë se, në momentin që e merr pushtetin, duhet të kesh përgjegjësi dhe ai po e vëren këtë çdo ditë. I është dhënë mundësia tri herë dhe nuk ka kuptim që, pasi të marrësh një përqindje të caktuar, të mos marrësh përgjegjësinë e plotë për krijimin e institucioneve. Duhet të krijosh ‘shtëpinë’ tënde, ku duhet të ketë një zot shtëpie dhe institucione funksionale. Kosova ka vuajtur për institucione; ne kemi dalë nga lufta dhe duhet t’i mbrojmë me përgjegjësi. Nuk duhet të vihet në dyshim zgjedhja e presidentit, qeverisë apo Kuvendit, sepse institucionet tona dhe administrata varen nga to. Kjo situatë nuk mund të zgjasë pafund, sepse qytetari një ditë lodhet dhe ndëshkon, ashtu siç ka ndëshkuar LDK-në, mund të ndëshkojë edhe VV-në”, ka deklaruar Osmanaj.

Duke folur për ofertën politike të LDK-së, ai ka thënë se partia e tij synon t’i bindë qytetarët përmes frymës shtetformuese dhe bashkëpunuese.

“Qytetarët i bindim me zotimin se LDK-ja është shtetformuese dhe përbashkuese. Është një parti që i do institucionet dhe i ka krijuar ato. LDK nuk do zhurmë, por dëshiron veprim,” ka thënë ai.

Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me VV-në pas zgjedhjeve, Osmanaj është shprehur në favor të bashkëpunimit politik për krijimin e institucioneve.

“Le ta harrojmë ngërçin dhe bllokimin dhe le të mendojmë ndryshe. Rugova thoshte se nuk është e mirë që të fitohet shumica; thoshte ‘le të fitojnë të gjithë nga pak’, kjo është demokracia. Ne kemi dalë nga një sistem komunist në të cilin një parti ka fituar mbi 90 për qind dhe nuk është zhvilluar vendi, prandaj le të fitojmë të gjithë. Unë nuk jam në struktura udhëheqëse të LDK-së dhe as në strukturat ku merren vendimet, por sigurisht jam pro bashkëpunimit me të gjithë ata që u jepet përgjegjësia për krijimin e institucioneve. Natyra ime nuk është bllokuese, përkundrazi, edhe në punën time jam gjithmonë për bashkëpunim, sepse nuk mund të bësh asgjë vetëm,” është shprehur ai.

Duke komentuar deklaratën e kreut të VV-së, Albin Kurti, se synojnë të marrin 60 për qind të votave, Osmanaj ka theksuar se në demokraci secili ka të drejtë të synojë fitore, por ka shtuar se pushteti duhet të ndahet dhe të funksionojë përmes bashkëpunimit institucional.

Sipas tij, sfida kryesore mbetet krijimi i institucioneve funksionale dhe zgjedhja e organeve shtetërore, përfshirë presidentin dhe qeverinë.

“Ne po jetojmë në demokraci, Kurti ka të drejtën të mendojë atë që mendon, sigurisht që për këtë vendos qytetari. Edhe unë kam dëshirë që LDK-ja t’i marrë 100%, por në fakt nuk është e shëndetshme. Absolutisht, fitorja duhet të jetë, por ajo duhet të ndahet me të tjerët. Kurtit i është dhënë mundësia dhe, le të themi, mund të shkojë deri në 60 për qind, por ai nuk ka dhënë prova se krijon qeveri dhe institucione, përfshirë presidencën. Është hera e parë që nuk po mund ta zgjedhim presidentin,” ka përfunduar Osmanaj.

 

source

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Lajme
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?