By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nxënësit nga Panairi i Librit: Na pëlqejnë librat për historinë sepse mësojmë për UÇK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nxënësit nga Panairi i Librit: Na pëlqejnë librat për historinë sepse mësojmë për UÇK-në
Lajme

Nxënësit nga Panairi i Librit: Na pëlqejnë librat për historinë sepse mësojmë për UÇK-në

Momenti
Published: September 23, 2026

Nxënësit që kanë vizituar edicionin e katërt të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë kanë treguar për rëndësinë që ka leximi për ta, ndërsa kanë veçuar librat për historinë e Kosovës, UÇK-në dhe sportin si disa nga temat që u interesojnë më shumë, raporton Ekonomia Online.

Nxënësja Simona Tanushaj tha se lexon shpesh libra, pasi sipas saj, leximi e pasuron mënyrën e të shprehurit dhe njohuritë.

“Po unë lexoj kogja shpesh libra, se këta që lexojnë libra e kanë mendjen më të madhe edhe mendoj që pasurohem më shumë kur foli, kështu që mendoj që është mirë. E kam ble (librin) se kam qejf me msu për historinë e Kosovës, kam qejf me ditë çka u bo në luftë edhe qysh po e shihni unë jam pak si patriote edhe thashë hajt ta blej këtë libër mbasi ishte edhe lirë. Po edhe vitin e kalum kemi ardhë në panair, kam ardhë dy ditë edhe tash kom ardhë edhe prapë është shumë interesant po duket”, tha ajo.

Ndërkaq, nxënësi Ar Zajmi tha se kishte blerë një libër për futbollin, ndërsa tregoi se në panair kishte qenë edhe vitin e kaluar. Ai tha se krahas sportit, i pëlqejnë edhe librat për historinë dhe UÇK-në.

“Unë e kom ble një libër të futbollit. Po (më pëlqen futbolli). Po, jom konë vitin e kalum (në panair dhe do të vi prapë. Librat e tjerë që më pëlqejnë janë të historisë, të UÇK-së”, tha ai.

Edhe nxënësi Rron Berisha tha se kishte ardhur në panair së bashku me shkollën, duke theksuar rëndësinë e librave për fëmijë dhe interesimin e tij për historinë e Kosovës.

“Kom ardhë me shkollë, po veç me shiku sepse librat për fëmijë janë shumë të rëndësishëm. Më pëlqejnë historisë, të vendit tonë, sepse tani unë kur i lexoj ato histori di ma shumë për vendin tim”, tha ai.

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po mbahet në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”, ndërsa për pesë ditë do të ofrojë libra dhe aktivitete kulturore, edukative, artistike e kreative për fëmijë dhe familje.

Në ditën e parë të panairit janë zhvilluar aktivitete me figura publike, aktivitete në fushën e STEM-it, muzikë, vallëzim dhe aktivitete të tjera për fëmijët.

The post Nxënësit nga Panairi i Librit: Na pëlqejnë librat për historinë sepse mësojmë për UÇK-në appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Singapori dënon me qindra pasagjerët që ndotin transportin publik
Trump takohet me Zelensky: Do të arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
Kurti në Nju Jork ia ritregon kongresmenit amerikan Latimer ofertën e Kosovës për “Bondsteel”-in si bazë të përhershme
Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim
Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij

LEXO GJITHASHTU

Toshkovski për barnat e sekuestruara: Një pjesë ishin të destinuara për tregun vendas, një pjesë për shtet fqinj
Toshkovski për barnat e sekuestruara: Një pjesë ishin të destinuara për tregun vendas, një pjesë për shtet fqinj
TOP Momenti
Në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane
Në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane
TOP Momenti
Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite
Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite
Lajme
Jepi vetes rëndësi – bëhu pjesë e FiveStar me oferta speciale!
Jepi vetes rëndësi – bëhu pjesë e FiveStar me oferta speciale!
Lajme
Temperaturat në Zvicër arrijnë deri në 27 gradë në fillim të vjeshtës
Temperaturat në Zvicër arrijnë deri në 27 gradë në fillim të vjeshtës
Lajme

You Might Also Like

Nga Kosova në Itali, “Liria ka Emër” thërret protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

Nga Kosova në Itali, “Liria ka Emër” thërret protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 23, 2026
Hargreaves njofton se në selinë e LDK diskutoi për rëndësinë që përgjigja ndaj verdiktit të Hagës të jetë e qetë
Lajme

Hargreaves njofton se në selinë e LDK diskutoi për rëndësinë që përgjigja ndaj verdiktit të Hagës të jetë e qetë

September 23, 2026
Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës
Lajme

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

September 23, 2026
Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
Lajme

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?