By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Nura: Lushtaku s’ka ftesë për intervistim, kur të ketë do t’i përgjigjet pozitivisht
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Nura: Lushtaku s’ka ftesë për intervistim, kur të ketë do t’i përgjigjet pozitivisht
TOP Momenti

​Nura: Lushtaku s’ka ftesë për intervistim, kur të ketë do t’i përgjigjet pozitivisht

Momenti
Published: May 15, 2026

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Jakup Nura, ka thënë se kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, nuk ka ftesë zyrtare për intervistim nga policia apo prokuroria për incidentin e djeshëm.

Nura tha sot në një konferencë për media në Skenderaj se ka qenë në kontakt me organet e stacionit të policisë deri në ora 16:00, dhe se në momentin që do të ketë ftesë për intervistim për Lushtakun, ai do t’i përgjigjet pozitivisht.

“Deri në ora 16:00 kam qenë në kontakt me organet e stacionit të policisë dhe kam shprehur gatishmërinë që t’iu përgjigjemi intervistës në rast nevoje. Përndryshe ftesë zyrtare ende s’kemi si institucion. Jemi duke pritur, në momentin që do të vijë një ftesë zyrtare, Lushtaku do t’i përgjigjet. Sot ka dalur në punë”, tha Nura, raporton KosovaPress.

Tutje, Nura tha se sipas informacioneve që kanë, Lushtaku s’ka qenë i përfshirë direkt në incident, por këtë çështje do ta zbardhin organet përgjegjëse.

“Dy zyrtarë që nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes, janë ndaluar në polici nga dje pasdite. Ekzistojnë dëshmi për këtë çështje. Po ashtu, e shprehim indinjatën e thellë si institucion për prezencën e mbrëmshme të masës policore të jashtëzakonshme që kanë qenë në Skenderaj deri pas mesnate. Konsiderojmë që është krejtësisht e panevojshme”, tha Nura.

Dje në një kafiteri në qendër të Skenderajt ka ndodhur një incident ku zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, pretendon se është sulmuar nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lëvizja Vetëvendosje më pas publikoi fotografi të Mehanit ku shihej se ai kishte lëndime në fytyrë, ndërsa Lushtaku përmes një reagimi në “Facebook” tha se etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan.

source

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?