By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nuk mund ta dimë me siguri”, Kurti flet nëse sërish mund të ketë zgjedhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nuk mund ta dimë me siguri”, Kurti flet nëse sërish mund të ketë zgjedhje
Lajme

“Nuk mund ta dimë me siguri”, Kurti flet nëse sërish mund të ketë zgjedhje

Momenti
Published: May 18, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se beson se zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit do të jenë të fundit në Kosovë për këtë vit.

Kurti në një intervistë për “Interaktiv” në KTV ka thënë se zgjedhjet s’kanë qenë të nevojshme.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk mund ta dimë me sigurt, por besoj se po. Nuk kishim nevojë për këto zgjedhje. Paradoksalisht ka konsensus që të gjithë pajtohen se s’kanë qenë të nevojshme”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se zgjedhjet kushtojnë mbi 10 milionë euro dhe rrezikohen dhjetëra miliona tjerë.

“Jemi ku jemi pasi tashmë kemi entitet të konsoliduar politik, që është blloku opozitar përkundër qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe po përdor aspekte të ndryshme kushtetuese, procedurale vetëm për të mos ecur para me shpejtësinë e duhur”, tha Kurti.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë të tretat nacionale që nga shkurti i vitit të kaluar. Vendi shkoi te zgjedhjet e 7 qershorit, pasi deputetët dështuan ta zgjedhin presidentin.

Kurti ka thënë se takimet që ka pasur me liderë të opozitës ishin mbarë dhe kalonin në atmosferë konstruktive, por thotë se propozime për presidentin jepte vetëm ai.

“Partitë opozitare të këtij bllokuan ndryshuan sjellje e pamje, por jo qëndrime. Pasi nuk gjetëm figurë konsesuale provova të bashkëqeverisi, siç kisha propozuar në vitin 2025”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka ofruar pozitën e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri.

“I kanë 15 deputetë e ne 66. Ishte dyfishi që ka partia Guxo në qeverisje që ka garuar në listë me mua”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka qenë problemi propozimet e ndryshme që bënte, por problem ishte dendësia e refuzimeve të propozimeve nga partitë opozitare.

You Might Also Like

“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin
Deri në një orë pritje për të dalë nga Merdarja këtë mëngjes
Mot i nxehtë sot
Përditësohen të dhënat – Qytetarët përballen me pritje mbi një orë për të dalë nga Kosova, kurse më pak minuta për të hyrë
Vjosa Osmani për ofertën e Kurtit: Qëllimi i tij ishte ta nënshtrojë dhe poshtërojë LDK’në

LEXO GJITHASHTU

Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, Llugiqit i caktohet një muaj paraburgim
Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, Llugiqit i caktohet një muaj paraburgim
TOP Momenti
Osmani: Pas zgjedhjeve, i thashë Abdixhikut që emri im të mos propozohej për presidente
Osmani: Pas zgjedhjeve, i thashë Abdixhikut që emri im të mos propozohej për presidente
TOP Momenti
Koha para ekranit nuk është gjithmonë e dëmshme për trurin e fëmijëve
Koha para ekranit nuk është gjithmonë e dëmshme për trurin e fëmijëve
TOP Momenti
10 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri
10 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri
TOP Momenti
Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999
Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999
TOP Momenti

You Might Also Like

Osmani ia plas gazit teksa dëgjon Kurtin që e quan ‘‘mik’’ Abdixhikun: Më vjen mirë, para dy javësh i tha lider fisesh
Lajme

Osmani ia plas gazit teksa dëgjon Kurtin që e quan ‘‘mik’’ Abdixhikun: Më vjen mirë, para dy javësh i tha lider fisesh

August 14, 2026
Kapet i dyshuari për grabitjen në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë
Lajme

Kapet i dyshuari për grabitjen në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë

August 14, 2026
Pse dështoi bashkimi i ilegalistëve shqiptarë më 1981? Novosella: “Bashkimi na doli me kushte”
Lajme

Pse dështoi bashkimi i ilegalistëve shqiptarë më 1981? Novosella: “Bashkimi na doli me kushte”

August 14, 2026
Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
Lajme

Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?